Tarifat e dyfishuara per studimet e pjesshme
Anilejda Shembitraku - Gazeta Albania publikon te plote tarifat dhe kuotat e studimeve te pjesshme ne institucionet e arsimit te larte. Kuotat e pergjithshme te pranimeve te reja ne institucionet publike te arsimit te larte per studimet e ciklit te pare me kohe te pjesshme e te edukimit ne distance per vitin 2010 - 2011 do te jene 9940. Keto kuota do te ndahen kuotat e pranimeve te reja ne programet e studimit te ciklit te pare te edukimit ne distance 40 kuotat per transferim studimesh 200 kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit 100 kuota per te verbrit 20 kuota per romet/ ballkano - egjiptiane 20 kuota per te perndjekurit politike 160.
Kushtet
Universiteti i Tiranes edhe kete vit do te pranoje studentet kryesisht duke bere perzgjedhjen nga mesatarja. Nga ana tjeter te gjithe studentet qe kane perfunduar nje fakultet por duan te ndjekin nje te dyte duhet te regjistrohen prane sekretarive njesoj si ata qe do te ndjekin korrespondencen. Cdo shqiptar i cili ka perfunduar shkollen e mesme dhe zoteron deftese pjekurie apo cdo diplome tjeter studimi te fituar brenda ose jashte vendit te barasvlershme me te ka te drejte te aplikoje per studimet me korrespondence. Ne fazen e pranimeve ne sistemin part-time nuk do te pranohen kandidate te cilet vazhdojne njekohesisht dege tjeter studimi duke kerkuar keshtu te shmanget precedenti i viteve te kaluara. Ky rregull do te vleje edhe per kandidatet qe do te regjistrohen ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme ne nje program te dyte studimi te cilet pervec dokumenteve te percaktuara do te dorezojne ne sekretarite mesimore edhe diplomen e leshuar nga nje institucion i arsimit te larte ose fotokopje te saj te noterizuar ose diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit te vleresuar te barasvlershme me te.
Dokumentet
Dokumentet e nevojshme te pranimit qe detajohen me udhezimin perkates te ministrit te Arsimit jane Diploma e shkolles se mesme certifikate personale me fotografi 2 fotografi dhe mandati i arketimit te tarifes se regjistrimit. Ne qofte se kandidati fitues nuk ka deftese pjekurie origjinale duhet te paraqese dublikate te defteses se pjekurise te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore perkatese. Rast i vecante jane kandidatet qe do te regjistrohen ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme ne Akademine e Edukimit Fizik e Sporteve ne Tirane. Pervec dokumentacionit ata duhet tu nenshtrohen konkurseve te pranimit te vendosura nga ky institucion per pranimet ne studimet e ciklit te pare me kohe te pjesshme te percaktuara dhe te bera publike paraprakisht. Sipas te dhenave kriter per pranimin e studenteve do te jete vetem pasja e diplomes se shkolles se mesme. Ne rast se do te kete me shume aplikime sesa eshte kuota e regjistrimit atehere do te jete nota mesatare e shkolles se mesme kriteri vendimtar qe do te percaktoje fituesit.
KUOTAT
Pranimet ne studimet e pjesshme dyfishohen
1- Kuotat e pranimeve te reja ne programet e studimit
te ciklit te pare me kohe te pjesshme 9400
2- Kuotat e pranimeve te reja ne programet e studimit
te ciklit te pare te edukimit ne distance 40
3- Kuotat per transferim studimesh 200
4- Kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit 100
5- Kuota per te verbrit 20
6- Kuota per romet/ ballkano - egjiptiane 20
7- Kuota per te perndjekurit politike 160
20 Nentor 2010