E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te kemi respekt per lexuesit

Replike

Nje nga gjerat me te mira qe sjell Panairi i Librit i Tiranes eshte se me shume se kurre flitet per librin per letersine per autoret. Por flitet edhe per ne botuesit. Kjo shihet shume gjate diteve te Panairit por edhe disa dite me pas. Po perseritet edhe kete vit. Natyrisht ka shume pro ka edhe kunder. Si per shume ngjarje te rendesishme ne provincen tone Ky vit ka nje vecori jo fort te kendshme po flitet e shkruhet me ngjan e orkestruar per gabimet dhe dobesite e Panairit Dhe Thembra e Akilit sillet e persillet te gjoja mungesa e respektit per shkrimtarin per autoret shqiptare Sillen e persillen gjoja argumente qe perpiqen te godasin kete aktivitet shume te madh te organizuar kete vit me mire se cdo vit tjeter me rezultate shume me te mira se te cdo viti tjeter dhe ne kushte shume me te veshtira se cdo vit tjeter. U blene libra pa fund ne te gjitha stendat u zhvilluan aktivitete te larmishem u shkembyen pervoja me botues e profesioniste te tjere shqiptare e te huaj u bene hapa per lidhjen me Europen. Eumlshte lexuesi shqiptar besnik dhe i vemendshem ndaj librave qe botojme ai qe meriton respektin me te madh se na qendron afer edhe ne kushte te veshtira per te. Duhet te mesojme te jemi modeste te gjithe dhe ti bejme pyetje vetes a i japim lexuesit me te miren A ua shperblejme ne lexuesve me profesionalizmin tone vemendjen qe ai ka per punen tone vemendjen per librin tone Te mos ngreme idhuj pa krena te mos krijojme fetishe te paqena per letersine tone per autoret tane per shkrimtaret tane. Natyrisht ne jemi krenare per ato arritje qe ka letersia jone vecanerisht ajo e tradites emrat e te cileve nuk ka nevoje ti permend se i njeh i madh e i vogel. Nuk dua te ndalem tek emrat por vetvetiu me vijne emrat e Kadarese Agollit Xh. Spahiut e te tjere me radhe. Por e dime te gjithe qe ka pasur e ka mjaft grafomane qe mbushin raftet e librarive e kataloget e shtepive botuese. Por letersia e vertete nuk behet lehte kete nuk duhet ta harrojme. Termi provinciale i perdorur me te drejte nga profesor Qosja shkaktoi tronditje ndofta edhe habi shume muaj me pare dhe pati reagime nga me te ndryshmet. Por mjafton ta shohesh me qetesi dhe ne menyre krahasuese me shume letersi e autore qark nesh per tu bindur per kete. Duhet te jemi te gjithe te bindur qe letersia jone ne rastin me te mire eshte mesatare. Te tille provinciale jemi edhe ne te tjeret edhe ne botuesit shqiptare jemi shume larg asaj qe duhet te arrijme por eshte e rendesishme te dime se ku duhet te arrijme pra aty ku jane te tjeret. Ne mburremi me numrin e madh te botimeve te autoreve shqiptare po kjo per lexuesin nuk eshte shume e rendesishme madje mund te jete edhe e demshme ne qofte se i shesim atij elbin per grure apo pompojme nje letersi mesatare per kryevepra. Lexuesi yne ka te drejte te kerkoje qe atij ti jepen gjera me te mira. Ky eshte respekti per lexuesin kjo eshte detyra jone Ne beme gjate diteve te panairit nje forum profesional per probleme te botimeve dhe perkthimeve do te bejme nje me te mire vitin qe vjen. Por ne kete forum botuesit ishin fare pak. Ne takimin qe u be per prezantimin e projektit Traduki dhe nje ekipi botuesish nga 8 vende perseri nuk kishin ardhur botuesit qe duhet te ishin me te interesuarit per ti kontaktuar ata dhe autoret e tyre me koleget qe vinin per te njohur librin shqip. Keto aktivitete ishin te njoftuara shume jave me pare jane te shkruara edhe ne katalogun e Panairit. Por pjesemarrja ishte shume e varfer. Pse A jemi pra te interesuar ta bejme te njohur kulturen dhe letersine tone jashte vendit Me diskutime boshe Cmimet e Panairit 2010 po trajtohen si nje tragjedi qe na paska ndodhur ne Panairin e Librit. Doja te pyesja zonjen Acka dhe disa te tjere qe bertasin Cilin shkrimtar keni propozuar per cmim Te gjithe keta ndenjen indiferente dhe as nuk i kane dorezuar propozimet e tyre Pse Ka disa vjet qe Shoqata e Botuesve Shqiptare filloi dhenien e cmimeve qe jane mirepritur e jane vleresuar nga opinioni. Bashke me Fatmir Tocin kemi punuar shume per kete imazh te aktivitetit me te madh libror Edhe kete vit pavaresisht zhurmes nuk mendoj se kemi gabuar. Nuk shoh asnje drame qe kete vit autori i vitit nuk ishte nje shkrimtar por nje autor tjeter shume i njohur shume i vleresuar z. Irakli Kocollari qe nuk eshte autori im ashtu sikur nuk ka qene autori im as Ben Blushi qe ishte autori apo shkrimtari i vitit 2009 Po ashtu nuk jane autoret e mi Bardhyl Xhama e Behar Gjoka nuk eshte libri im Vallja e tim eti i Nikos Papandreut qe u vleresua ne perkthimin me te mire te Jorgji Qirjakos. Nuk eshte botimi im as libri i prof. dr. Anastas Angjelit qe u vleresua me Cmim Special dhe qe merret neper goje nga znj. Acka si minister qe na paska rrembyer parate e stendave Me vjen zor per kolegen Acka qe merr neper goje gabimisht akademikun Angjeli autor i shume librave qe prej viteve 80 nje studiues i shquar ne ekonomi. E dashur zonje asnje qindarke nuk ka marre zoti Angjeli nga stendat e tua dhe te miat apo sponsoret e ndryshem Sa per qenien e tij minister po ju them se do te ishte mire te ishte perseri minister sepse kur ka qene minister zoti Angjeli ne kemi paguar 22 milione leke te vjetra per Pallatin e Kongreseve dhe jo 80 milione si kete vit

Ky ishte nje Panair i madh dhe askush nuk eshte penguar te vije ne panair per te paraqitur botimet e tij. Me vjen mire te them qe kete vit stendat e Panairit jane shitur 30 me lire se vitin e kaluar. Por fatura e Panairit te ketij viti ka qene gati 15 milione leke. Kete vit ne paguam dyfishin e qirase te paguar vitet e tjera. Me gjithe ndihmen qe na dha Ministria e Kultures me 1.7 milione leke Fondacioni SOROS me 1.3 milione leke akoma nuk jemi ne gjendje te mbyllim faturat qe duhet te paguajme. Ne Panairin tone erdhen te gjithe botuesit shqiptare nga trevat e Kosoves e Maqedonise qe kane qene gjithmone. Madje per here te pare i dhame nje stende falas Shoqates se Botuesve te Kosoves. I dhame edhe nje stende falas projektit Traduki ne menyre qe te lehtesonim kontaktet e tyre me botuesit shqiptare. Lidhur me faktin e organizimit te panairit per vendosjen e stendave etj. sqaroj qe kete vit nje nga arkitektet me te mire punoi per te ndryshuar imazhin e Panairit u zgjeruan kalimet u permiresua ndricimi u zgjerua mundesia e takimit te lexuesve me librin. Nuk duhet te kemi xhelozi per forcen ekonomike te botuesve shkollore nuk ka pse te perjashtojme botuesit shkollore se mund te na bejne hije. Ne nje pyetje qe me eshte bere se pse nuk vijne autore te medhenj ne Shqiperi kam thene qe zakonisht ata shkojne ne tregjet e medha te librit dhe se autoret qe kane ardhur ketu jane zakonisht periferike por qe jane pompuar si te medhenj. Perjashtim ben vetem nobelisti Orhan Pamuk qe per fat te keq u keqtrajtua ne pelegrinazhe politike dhe jo si shkrimtar

Pavaresisht nga prirja per te botuar me shume letersi te huaj sepse mendoj qe lexuesi yne ka shume nevoje per te asnjehere nuk kam fyer autoret shqiptare. Por ndoshta dikush i fryn kesaj teme me qellim sic po ndodh keto dite ku po transformohen fjalet e mia dhe kolegeve te mi. Edhe une botoj letersi shqiptare ne radhe te pare letersi te sigurt te tradites por dhe shkrimtare te rinj permend V. Graci A. Shala etj. dhe per 2011-n kam ne plan disa te tjere. Mendimi eshte qe autoret e rinj duhen perkrahur botuar dhe stimuluar. Ky do te ishte edhe respekt i vertete per autoret e se ardhmes. Kjo do te jete edhe paraqitja jone ne Panairin e Lejpcigut ne mars 2011 me autore te rinj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›