Ligjërimet rinore, mes traditës dhe risisë
Ligjërimet rinore nuk janë gjuhë të veçanta në raport me gjuhën e përbashkët; ato përfaqësojnë disa përpjekje për ta ripërpunuar në mënyra të tjera atë lëndë gjuhësore, që është pronë e të gjithë bashkësisë. Në këtë kuptim mund të konsiderohen si “gjuhë” parazitare, të cilat ushqehen me fjalë e gjedhe fjalëformuese prej “së zakonshmes”. Ligjërimet rinore karakterizohen nga një ndryshim i shpejtë i fondit të vet leksikor. Një proces i tillë, i njohur si efemeriteti i njësive, mund të jetë aq intensiv, sa të na shtrëngojë të flasim edhe për lema virtuale; njësi që shfaqen në një çast të dhënë e që zhduken shumë shpejt pa lënë gjurmë
Parapëlqejmë termin e diskutueshëm ligjërim përballë më të njohurit zhargon, jo për të ndezur debate shterpe a për të çuditur ndokënd, dhe as ngaqë i pari na tingëllon më shqip, por për tri arsye natyrash të ndryshme, gjithsesi më pak banale se ato që përmendëm. E para, manifestimet gjuhësore që ne i quajmë ligjërime rinore, ndryshe nga zhargonet, nuk shquhen për një karakter të mirëfilltë kriptik (fshehës), edhe pse nuk mund të pohohet me plot gojën se ky u mungon krejtësisht. Vendin e tij te ligjërimet rinore e zë karakteri ludik (zbavitës). E vërteta është se bartësit e tyre synojnë të dallohen, por jo të veçohen gjuhësisht nga pjesa tjetër e shoqërisë. E dyta, lidhet me faktin se ligjërimet rinore nuk janë thjesht e vetëm “pronë” e mikrogrupeve të veçanta, ato u takojnë brezave të tërë. E ndoshta, edhe për këtë arsye, urat e komunikimit mes vedi dhe me variantet e tjera të repertorit (përfshirë standardin) i kanë jo vetëm më të qëndrueshme, por edhe më të rrahura. E treta, termi ligjërim, falë polivalencës, është neutral nga pikëpamja e ngjyrimeve kuptimore, ndryshe nga ç'ndodh me zhargonin, tek i cili nuk është e vështirë të dallosh një ngjyrim përkeqësues, për shkak se njerëzit (qofshin këta edhe specialistë të fushës përkatëse) “janë mësuar” ta përdorin një etiketë të tillë për entitete grupesh të izoluara që mbeten peng i moskuptimit e që përgjithësisht mund të përfillen si “antigjuhë”. Shkalla e kuptueshmërisë që ndejnë ligjërimet rinore është mjaft e lartë për ta merituar atë atmosferë armiqësie e përçmimi që rrethon zhargonet. Megjithatë, si shmangie nga norma, edhe ligjërimet rinore nuk mund të mos tërheqin mbi vete “mërinë” e të gjithë atyre që kontrollin gjuhësor e kanë përdorur dhe e përdorin si një mjet për të arritur te kontrolli shoqëror e që, natyrisht, nuk mund të pajtohen me këto “shkarje nga binarët”.
Ligjërimet rinore nuk janë gjuhë të veçanta në raport me gjuhën e përbashkët; ato përfaqësojnë disa përpjekje për ta ripërpunuar në mënyra të tjera atë lëndë gjuhësore që është pronë e të gjithë bashkësisë. Në këtë kuptim mund të konsiderohen si “gjuhë” parazitare, të cilat ushqehen me fjalë e gjedhe fjalëformuese prej “së zakonshmes”. Kësisoj vërtetohet edhe për gjuhën po ajo tezë që nuk u njeh kulturave rinore një status autonom në raport me kulturën sunduese, por vetëm atë të disa elementeve të varura, paçka se pjesërisht të ndryshme, d.m.th. atë të subkulturave. Nga ky këndvështrim nuk gabojmë aspak po t'i klasifikojmë ligjërimet rinore si nënkode. Ato janë të hapura jo vetëm ndaj njëra-tjetrës, por edhe ndaj gjuhës së zakonshme. Prandaj mund të ndodhë, që jo vetëm kur dalin nga përdorimi në ligjërimet rinore, por edhe kur gjallojnë ende në to disa prej njësive të këtyre ligjërimeve t'i hasësh edhe në “gjuhën e përditshme”. Në këtë kuadër është folur edhe për një kompleks të çuditshëm edipik të ligjërimeve rinore ndaj gjuhës së përbashkët, çka mund të komentohet pak a shumë kështu: e di, jam biri yt, por jam më i zoti se ti, sepse jam më i gjallë, më shprehës e, ç’është më e rëndësishmja, më modern se ti. Prandaj ligjërimet rinore mund të konceptohen si pjesë të së tërës, si entitete dinamike, të cilat sa më shumë rreken të shndërrohen në mjete komunikimi mbidialektore, aq më shumë humbasin në terma të shprehësisë, aq më shumë “shteknicizohen”, duke lehtësuar kësisoj kalimin e leksikut dhe të shprehjeve metaforike te “gjuha e zakonshme”. Me fjalë të tjera, ligjërimet rinore sa më shumë rriten, aq më shumë kthehen te “nëna”, por kësaj radhe për të dhënë e jo për të marrë.
Ligjërimet rinore karakterizohen nga një ndryshim i shpejtë i fondit të vet leksikor. Një proces i tillë, i njohur si efemeriteti i njësive, mund të jetë aq intensiv, sa të na shtrëngojë të flasim edhe për lema virtuale; njësi që shfaqen në një çast të dhënë e që zhduken shumë shpejt pa lënë gjurmë (përveçse në kujtesën e prodhuesve të tyre). Për më tepër, edhe vetë bartësit i perceptojnë ligjërimet rinore si flukse të vazhdueshme, si prodhuese mjetesh komunikimi që shfaqen në momentin e duhur e që janë të paracaktuara për t'u përdorur brenda një kohe të shkurtër. Për ata që vijnë më pas pjesa më e madhe e këtyre fjalëve nuk bie plotësisht në harresë, por, gjithsesi, ato (fjalët) ndihen si të vjetruara. Nga ky “rregull” duket se bëjnë përjashtim lemat konstante, term me të cilin ne kemi pagëzuar njësitë që kanë arritur të mbijetojnë dhe janë përcjellë nga një brez të rinjsh tek tjetri, pa e bjerrë krejt frekuencën e përdorimit e mbi të cilat një dënim i kësaj natyre rëndon më pak. Si të tilla mund të përmendim grip (Njësitë janë shënuar ashtu siç dëgjohen nga goja e të rinjve), cub, tung, ciao, i fort(ë), stek(ë), o njësh, plako, peshkop, Peshkopata, Kollonat, Filoqyli, Korpusi, urithat etj. Kjo të shtyn të mendosh se ndryshimi nuk e prek të gjithë fondin leksikor të ligjërimeve rinore (e aq më pak në të njëjtën kohë), por prek në mënyrë të veçantë anën e tij më të dukshme, lemat flamur. Këto janë njësitë me të cilat përpiqet të vetidentifikohet çdo brez të rinjsh dhe shquhen për frekuencën e madhe të përdorimit. Nga këto po sjellim fare pak shembuj, meqë edhe sot e gjithë ditën kumbojnë në veshët e shumëkujt: daku, u trasha, policia familjare, sms, flm, për faleminderit, me ç'duket një pasojë e drejtpërdrejtë e gjuhës së mesazheve të përcjella përmes telefonave celularë. Disa nga këto njësi mund të përthithen nga “gjuha e zakonshme”, madje ato më fatlumet mund të leksikalizohen deri në atë shkallë sa ta bëjnë “të detyrueshme” edhe përfshirjen nëpër fjalorë normativë.
Megjithatë duhet pranuar se ligjërimet rinore ndryshojnë shumë më shpejt se gjuha e zakonshme. Fjalë ose shprehje të prodhuara e të përdorura për ca kohë edhe nga i njëjti brez të rinjsh, mund të konsiderohen prej tyre si të papërshtatshme, ndonëse mbeten të kuptueshme. Sidoqoftë, efemeriteti i njësive nuk duhet të na sugjestionojë. Jo çdo gjë që përftohet në ligjërimet rinore është mirëfilli e re. Mekanizmat e prodhimit të njësive janë në thelb ata të njohurit. Nuk është krejt i ri dhe as vetëm i yni as ai lloj prapashtesimi parazitar me vlerë të huajzuese, nëpërmjet të cilit janë krijuar pseudohuazime të tipit urrejshën e varius për “i urryer” dhe “varja” gjegjësisht të formuar nga urrej + shën dhe var + ius. Me të njëjtën vlerë të huajzuese, po t'i zëmë besë Qemal Haxhihasanit, nxënësit e Normales së Elbasanit kanë përdorur qysh në vitet '50 edhe anagramën ose kthimin e fjalëve mbrapsht për të krijuar imzilanoicaretni ra telorp (internacionalizmi proletar).
Si përfundim mund të themi se burimet që i ushqejnë ligjërimet e sotme rinore janë në thelb gjashtë: 1) shqipja bisedore; 2) dialektet; 3) ligjërimet e mëparshme rinore (lemat konstante); 4) risitë (lemat flamur); 5) gjuhët speciale (veçanërisht ato të informatikës dhe të televizionit) përmes të cilave ato komunikojnë më fort edhe me standardin dhe 6) huazimet nga gjuhët e tjera.
Shih Qemal Haxhihasani, Të folmet shoqnore. Dogoançja, e folmja shoqnore e zejtarëve shëtitës të rrethit të Përmetit dhe te Leskovikut. Elemente nga fjalori i dogançes, fragmente bisedash dhe tekste në këtë të folme, në SF. 1,2,3, Tiranë 1964.