Shumë urime për Ora News, vlerësim stafit

Televizioni Ora News, pas një pune një javore e cila nisi ditën e 28 qershorit me transmetimin maratonë të plot 100 orëve transmetim Live merr edhe frytet e saj. Një transmetim që sigurisht siparin e tij e ka tek përgatitja 1 vjeçare e të gjithë stafit të televizionit Ora News e cila vazhdoi me maratonën e cila filloi që në orët e para të 28 qershorit. Pas këtyre ditëve të lodhshme, drejtuesit e televizionit se bashku me stafin bënë një analizë të të gjithë punës, duke vënë në dukje të gjitha sukseset dhe realizimet e qëllimeve që kishte televizioni. Presidenti i televizionit, Ylli Ndroqi duke falenderuar stafin për punën e palodhshme theksoi se ky sukses i dedikohet të gjithë punonjësve "Kam kënaqësi që u kam të gjithëve dhe koordinoj punën me ju bashkë. Ajo çka dëshironim prej kohësh u realizua në 28 qershor, falë punës se drejtorit të televizionit, nëndrejtorit, kryeredaktoreve, gazetarëve dhe gjithë stafit teknik të Ora News", tha zoti Ylli Ndroqi.
Ndërsa drejtori i televizionit, Alfred Peza pas një analize të kësaj maratone, bëri të qartë se ky është vetëm fillimi i suksesit të televizionit Ora News. "Ka të paktën 1 vit që përgatitemi për 28 qershorin, duke nisur nga vendimet për studiot, për sondazhet, exit-pollet, për lidhjet direkte, për kalimin nga televizioni lokal në rajonal. Shumë botues mund të kenë hedhur më shumë para se ne, por sot mund të themi se askush nuk ka atë që kemi ne, lirinë editoriale", tha zoti Alfred Peza.
Televizioni Ora News, gjatë 5 ditëve të procesit zgjedhor, ka transmetuar Live të gjitha ngjarjet më të rëndësishme duke treguar profesionalizëm dhe duke u bërë kështu një nga televizionet me konkurencë më të fortë në vend.