E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Këngëtarja tullace", premierë në Teatrin Kombëtar

Regjisori Spiro Duni do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar, komedinë absurde "Këngëtarja tullace", e shkruar nga dramaturgu Eugene Ionesco. Kjo komedi do të shfaqjet në datën 10 korrik. Në qendër të komedisë, të cilën vet Ionesco e ka cilësuar si antikomedi, janë tre çifte bashkëshortësh, të cilët rastësisht mblidhen në shtëpinë e një mikut të tyre. Dhe mes bisedave më njëri tjetrin merr jetë absurdi i veprës dhe vështirësitë që hasin në komunikim njerëz të së njëjtës kulturë. Në këtë komedi do të interpretojnë aktorët Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Anila Bisha, Marjana Kondi, etj. "Këngëtarja tullace" është vënë për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në vitin 1994 nga Agim Qirjaqi.
Kjo vepër e Eugene Ionesco është shkruar në vitin 1950, vit në të cilin është vënë për herë të parë edhe në skenë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›