E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Gare e vecante, s'heqim dore nga titulli

Milani do te udhetoje ne Parma dhe shpreson te fitoje, me qellim qe te mos humbe shpresat per te siguruar ne fund te kampionatit, titullin e Seria A, teksa kryesuesit e Seria A, Interi do te prese ne "shtepi" ekipin e Livornos. Milani do te udhetoje kete te merkure ne fushe te Parmes dhe ka nje pike me pak se Interi, kur kampionatit te Seria A i kane mbetur edhe nente ndeshje deri ne perfundim. Skuadra e trete ne renditje, Roma, ka kater pike me pak se Interi dhe do te luaje ne mesjave, ndaj ekipit te Bolonjes. - "Ky eshte nje kampionat i vecante per disa arsy-, theksoi trajneri i Milanit, Leonardo. "Milani eshte kthyer ne "valle" per titull dhe ka ende shanse te medha per te fituar kete gare. Nga ana tjeter, ekipi i Romes ka prodhuar ndeshje te medha dhe po shenon rezultate pozitive". Milani ka mundur qe te rikuperoje tete pike me Interin, qe nga perballja direkte e tyre ne muajin shkurt. Kuqezinjte mund te ishin ngjitur ne krye te Seria A, nese do te arrinin qe te fitonin ndeshjen e fundit me ekipin e Napolit. Ronaldinjo eshte kthyer serish ne forme te mire dhe mbrojta e Parmes do te kete shume probleme ne mbulimin e tij. Megjithate, 30-vjecari i Brazilit eshte akoma larg formes se tij te dikurshme, kur luante ne radhet e skuadres se Barcelones. Interi eshte dukur i lodhur me ndeshjet e fundit ne Seria A dhe do te prese ekipin e Livornos, ne nje perballje direkte. Livorno ndodhet ne fund te klasifikimit dhe pas humbjes 3-0, ne fushen e Atalantes do ta kete shume te veshtire per te dhuruar ndonje surprize.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›