Sulmi kuqezi ne krize, asnje protagonist ne Evrope
Hamdi Salihi nuk po kalon nje moment te mire ne karrieren e tij, teksa skuadra e Rapidit te Vjenes barazoi ne fundjave, me ekipin Shturmit te Graxit 1-1. Rapidi mund te kishte perfituar dhe afruar me ekipin kryesues te kampionatit austriak, qe barazoi po ashtu me rezultatin 1-1. Kur kane mbetur edhe tete jave nga perfundimi i gares ne Austri, skuadra e Hamdi Salihit do ta kete edhe me te veshtire qe te fitoje betejen me ekipin tjeter te ketij vendi, Salzburgun. Por ndryshe nga synimet e tij, pas perfundimit te pjeses se pare te kampionatit, sulmuesi kuqezi nuk ka qene protagonist ne fushe. Trajneri i ekipit te Rapidit te Vjenes e ka lene vazhdimisht ne stol sulmuesin tone. Salihi kishte shenuar 13 gola ne pjesen e pare te sezonit dhe synonte qe te kontribuonte per ekipin e tij, qe te fitonte ne fund titullin kampion. Nderkaq, Bogdani ka gjetur vend ne formacion, gjate ndeshjes se fundit ndaj Katanias. Bogu ka realizuar 2 gola gjate pjeses se pare te kampionatit, por nuk po ruan te njejten forme, si me pare. Sakaq trajneri Kuzhe, nisur nga gjendja e sulmuesve ne ekipet e tyre eshte shprehur se roli i secilit ne ekipin kombetar do te merret per baze. I vetmi qe ka humbur vendin e titullarit eshte sulmuesi Besart Berisha, i cili nuk ka gjetur hapesire te Arminia e Bielfildit, gjate edicionit te fundit dhe per rrjedhoje ka humbur vendin e titullit ne kombetare.
Stoli i pakuptimte per Salihin, 13 gola ne pjesen e pare
Rapidi i Vjenes, ekipi i Hamdi Salihi ndodhet gjashte pike pas Salzburgut te vendit te pare. Sulmuesi kuqezi nuk eshte preferuar gjate ndeshjeve te fundit, ne menyre surprize nga ana e trajnerit, pasi vetem kete sezon ai realizoi plot 13 gola. Lenia ne stol, gjate javeve te fundit, i ka lene nje "shije te hidhur" sulmuesit shqiptar, i cili shpresonte qe ne edicionin e pare me ekipin e Rapidit, te gezonte ne fund edhe titullin kampion.