E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Ky është muaji më i rëndësishëm i sezonit

Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se skuadra e tij nuk do ta humbë shpirtin luftarak në ndeshjet e rëndësishme në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
"Ky është muaji më i rëndësishëm për Milanin. Nuk kemi kohë për ndryshime, duhet të qëndrojmë të qetë, por të mos e humbim agresivitetin, nderin dhe vullnetin që kemi përbrenda".
"Nuk duhet të harrojmë ku filluam dhe ku jemi tani. Kemi punuar mirë, zakonisht nën kushte të vështira", ka thënë Leonardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›