E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, “vrasësi” gjakftohtë i Rapidit

(ALBANIA SPORT) -  Rapidi po përjeton “orë të nxehta” përpara fillimit të pjesës së dytë të sezonit edhe pse temperaturat dimërore janë të “ngrira”. Kryesuesit e kampionatit austriak synojnë titullin e 33-të dhe një nga protagonistët është edhe sulmuesi shkodran Hamdi Salihi, autor i 10 golave me fanellën e Rapidit dhe 12 të tillë në këtë sezon, përfshirë edhe 2 të realizuar me ish-skuadrën e tij, Sv Ried. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë një përgatitje të fortë dimërore për të qenë ai i përzgjedhuri i parë i trajnerit Peter Pacult dhe mezi pret të tregojë veten në fushë. “Hamdiu nuk është i dhënë shumë pas pushimeve dhe a punuar shumë fort në përgatitore”, - sqaron Pacult për gazetën austriake “Kurier”.
I DASHURUAR
Shqiptari 26-vjeçar pas tre sezoneve të shkëlqyera me Riedin është duke bërë një edicion të mrekullueshëm të Rapidi, skuadra e dytë austriake në karrierën e Salihit. “Unë i dashuroj qytetet e mëdha si Viena. Gjithsesi, jeta nuk është aq e thjeshtë ashtu si në Ried. Gjithsesi, aeroporti këtu është afër”. Salihi udhëton shpesh në Shqipëri, sa herë që i jepet mundësia për të vizituar familjen dhe një herë në muaj prindërit e tij vijnë në Austri.
BESIMTAR
Hamdiu, një mysliman i thekur beson te zoti. “E falënderoj atë për çdo gol të shënuar, por megjithatë ha mish derri dhe pi birrë. Pas 50 vjetësh komunizëm, aq sa zgjati ai, Zoti mbijetoi në kokën e njerëzve”, - thotë Salihi. Problemet e para me kapitalizmin lojtari nga Shkodra i hasi në Athinë kur luante me Panionosin. “Atje më mbajtën rrogën e tre muajve. Atëherë nuk isha shumë i fuqishëm në kokën time, për ta duruar atë dhe u ktheve sërish në Tiranë”.
AGRESIV
Me rekomandimin e Oto Bariçit (“Salihi ëhshtë një Gerd Myler i Shqipërisë”, kishte thënë ish-trajneri i Kombëtares shqiptare), ai erdhi në Austri. Trajneri Paul Gludovatz ishte për të një si një “baba”, i njëjtë siç është sot Pacult. “Qëllimi im është të shënojë çdo vit sa më shumë gola se sa më parë. Kësaj deri tani ja kam arritur”, - thotë Salihi për gazetën më të madhe austriake. Hamdiu dallohet sidomos për gjakftohtësinë e tij në zonën e rreptësisë, ku ai ka shënuar një duzinë golash. “Para portës unë jam gjithmonë agresiv dhe për më tepër që jam shumë i qetë. Është e vështirë ta shpjegoj këtë”.
I TRISHTUAR
Salihi flet edhe ndeshjet e Ligës së Europës midis Vllaznisë dhe Rapidit, të cilat janë në listën e ndeshjeve të dyshuara nga UEFA. “Jam ndjerë me të vërtetë shumë keq, kur e lexova këtë, pasi Vllaznia është ekipi im i parë dhe disa lojtarë e funksionarë të klubit janë miqtë e mi”, - thotë Salihi. “Është pak e trishtuar, kur në sportin me të cilin jeton mund të ndodhë diçka e tillë”.
REKORDET E SALIHIT
Hamdi Salihi, me 12 golat e realizuar, është për momentin golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit austriak, duke pasur në bilancin e tij dy rrjeta më pak se Roman Valler, 14 gola.
- Hamdi Salihi ka shënuar katër gola në rolin e lojtarit “xholit”, më shumë se kushdo tjetër
- Salihi ka shënuar 12 gola gjatë këtij sezoni brenda zonës së rreptësisë së ekipit kundërshtar, sërish i pari
- Salihi është i vetmi që ka shënuar më shumë gola në shtëpi se kushdo tjetër, 10 gola
 Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 11 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›