E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Vllaznia-Laçi dyshohet e trukuar

Jetmir Halilaj (PANORAMA SPORT) - Kanë nisur hetimet për ndeshjen Vllaznia-Laçi 1-2, pasi dyshohet se ajo mund të jetë trukuar. Këtë e kanë pohuar burime zyrtare pranë FSHF-së, të cilat madje tri ditë më parë kanë nisur inspektorët pranë Komisionit të Disiplinës që të mbledhin informacion dhe të zbardhin këtë rast.
Kërkesa
Kërkesën për hetim të kësaj ndeshjeje e kanë bërë drejtuesit e Vllaznisë. Ata dyshojnë se arbitri Taullaraj dhe shefi i sektorit të gjyqtarëve, Plarent Kotherja, janë përfshirë në afera të pista dhe se kanë ndikuar në përcaktimin e rezultatit të ndeshjes. Pas takimit të luajtur më 31 janar në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”, krerët e Vllaznisë i kanë bërë një kërkesë zyrtare FSHF-së që ta hetojnë atë. Ndërkohë, zyrtarët e institucionit të futbollit kanë urdhëruar inspektorët e Disiplinës (të quajtur ndryshe prokurorët sportivë) që të hetojnë ngjarjen.
Hetimet
Tri ditë më parë, dy inspektorët e Komisionit të Disiplinës kanë zbarkuar në Shkodër dhe kanë marrë në pyetje presidentin e klubit, Valter Fushaj, trajnerin Edi Martini dhe disa futbollistë. Më pas kanë marrë informacione mbi dyshimet dhe provat që kanë paraqitur shkodranët, e tani janë duke u marrë me dosjen.
Skandali më i madh
Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në futbollin shqiptar, që brenda një sezoni të dalin kaq shumë akuza për trukime të ndeshjeve. Pak javë më parë ishin drejtuesit e Tiranës ata që bënë një kallëzim në Prokurori për katër gjyqtarët e derbit mes bardhebluve dhe Dinamos, të fituar nga këta të fundit me rezultatin 1-2. Ndryshe nga shkodranët, drejtuesit e ekipit kryeqytetas vendosën t’i drejtohen Prokurorisë dhe jo organeve hetimore të FSHF-së. Megjithatë, këto nuk janë dy rastet e vetme ku dyshohet për shitje dhe trukime ndeshjesh. Disa javë më parë ishin krerët e klubit të Lushnjës, ata që akuzuan në mënyrë të drejtpërdrejtë homologët e tyre te Bylisi, se kishin tentuar që t’iu blinin futbollistët, me qëllim që ta fitonin ndeshjen. Edhe në atë rast çështja i kaloi Komisionit të Disiplinës, por prapëseprapë inspektorët nuk arritën që të zbardhnin asgjë. Ndërsa rasti më i freskët ishte ai i Apolonisë, kur drejtuesit e kësaj skuadre deklaruan se futbollisti i tyre, Albert Kaçi, dyshohej se kishte trukuar ndeshjen Shkumbini-Apolonia 3-0. Rastet e njëpasnjëshme për akuza trukimesh dhe fiksime rezultatesh kanë bërë jehonë edhe në arenën ndërkombëtare. Së fundi rasti i Apolonisë, ku klubi ka bërë kallëzim ndaj katër futbollistëve, është pasqyruar edhe në mediat italiane dhe ato angleze.
Vllaznia – Laçi 1-2
Vllaznia: Grima, Smajli, Kraja, Sykaj, Mrvaljeviç (Nika 82’), Feniks (Doçi 78’), Nallbani, Alikaj (Osja 69’), Shtubina, Haxhibuliç, Bala. Trajner: E.Martini
Laçi: Llani, Brahja, Çela (Tanushi 69’), Nino (Kastrati 46’), Shazivari, Sefgjini (Vucaj 46’), Mustafaraj, Kaja, Veliaj, Nimani, Nora.
Trajner: S.Nica
Shënues: Bala 36’ / Nora 70’, 77’
Gjyqtarë: A.Taullaraj, D.Agaraj (Tiranë), F.Elezi (Durrës)
6.5
ishte koeficienti në rast se ndeshja Vllaznia-Laçi do të përfundonte me rezultatin 1-2. Pra, në rast se pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e Vllaznisë dhe nëse pjesën e dytë do ta fitonte Laçi.

Rregullorja
Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit gjyqtarët për ndeshjet e kampionatit shqiptar nuk përcaktohen më me short, por nga sektori i garave dhe kryesisht nga shefi i gjyqtarëve, Plarent Kotherja. Kjo shpeshherë ka sjellë edhe paragjykime nga drejtuesit e klubeve.
Tirana
Pak javë më parë ishin drejtuesit e Tiranës, ata që bënë kallëzim në Prokurori për katër gjyqtarët e derbit mes bardhebluve dhe Dinamos, të fituar nga këta të fundit me rezultatin 1-2. Ndryshe nga shkodranët, drejtuesit e ekipit kryeqytetas vendosën t’i drejtohen Prokurorisë dhe jo organeve hetimore të FSHF-së.
Inspektorët, një dështim më vete
Prej dy vitesh në FSHF është ngritur edhe një strukturë hetimore, për rastet kur ka dyshime për fiksime rezultatesh, apo edhe për raste kur ndodhin ngjarje të rënda. Deri tani nuk kanë munguar precedentë të përmasave të mëdha, por inspektorët Lulzim Llangozi dhe Ilir Alushi nuk kanë mundur të dalin me një qëndrim konkret për asnjë prej tyre. Drejtuesit e klubit të Lushnjës deklaruan se krerët e Bylisit kishin tentuar të blinin katër futbollistë, me qëllim që ata të linin ndeshjen, por lojtarët kanë raportuar menjëherë te stafi. Pavarësisht deklaratave të shumta në media, dy inspektorët nuk arritën ta zbardhnin dot ngjarjen.
Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 11 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›