Raul drejt New York

(ALBANIA SPORT) - Sulmuesi dhe kapiteni i Real Madrid, Raul, 32 vjeç, është shumë pranë firmosjes me New York Red Bulls për sezonin e ardhshëm. Lajmin e dha gazeta spanjolle “Marca”.
7 milionë euro
Klubi amerian prej shumë kohësh është përpjekur të bindë sulmuesin e famshëm. Pagesa e ofruar për një vit për lojtarin emblemë të gjigantëve spanjollë është midis 6-7 milionë euro në vit. Kapiteni kishte deklaruar më parë se “do t’i pëleqente një vit në Shtetet e Bashkuara”.
Shënuesi më i mirë
Raul është shënuesi më i mirë i të gjithë kohërave te klubi madrilen dhe nuk e ka humbur instinktin e tij vrasës para portave kundërshtare. Për momentin ai është një “viktimë” e konkurrencës me sulmuesit e rinj si francezi Karim Benzema (22 vjeç) dhe argjentinasi Gonzalo Higuain (22 vjeç). Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 11 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili