Rasmussen: Do punoj për zgjidhjen e çështjes së emrit
"Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka marrë përgjegjësi se do të punojë intensivisht në zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë". Kështu shkruan gazeta prestigjoze amerikane "New York Times". "Kondoliza Rajs, në kohën kur ishte sekretare e shtetit e SHBA-ve, në një konferencë të NATO-s duke bërë humor ka theksuar se emri i ri duhet të jetë "Republika e milingonës Jugoafrikane" dhe kështu do të vijë së pari do të vendoset në tavolinën e bisedimeve. Rasmussen nuk do të jetë imun nga propozimi, edhe pse në atë kohë është qeshur me të madhe", shkruan e përditshmja amerikane.
56 vjeçari Rasmussen, i cili mori të shtunën postin e sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, përballet me shumë sfida në këtë detyrë të lartë dhe më e vështira mbetet ajo e gjetjes së një strategjie fituese në luftën në Afganistan dhe përmirësimi i marrëdhënieve me ish-kundërshtarin kryesor në Luftën e Ftohtë, Rusinë. Por siç duket, me atë që shkruan "New York Times", çështja e emrit të Maqedonisë do të jetë një tjetër prioritet i kreut të ri të NATO-s.