E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vart: Shanset e mia te Reali janë afër zeros

Van der Vart, në një intervistë për gazetën holandeze AD, është shprehur se nuk pret asgjë nga trajneri i Realit, Manuel Pelegrini, pasi ai edhe në ndeshjet para sezonit po e lë në stol.

“Po stërvitem sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur në të vërtetë gjithçka po shkon keq. Shanset që të luaj ndonjë ndeshje me Realin janë thuajse zero. Për të qenë realist mendoj se nuk kam vend në këtë ekip, dhe zgjidhja e vetme mbetet të largohem sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaron Van der Vart.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›