E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shba, rekuperohen 4 viktima të tjera të aksidentit ajror në Nju Jork

Katër trupa të tjerë u nxorrën nga ujërat e lumit Hudson ndërmjet Nju Jorkut dhe Nju Xhersit dhe zhytësit kërkuan për dy viktimat e tjera nga një përplasje midis një avionic të vogël dhe një helikopteri, që u mori jetën 9 personave duke përfshirë dhe 5 turistë italianë.
Zyrtarët e Bordit të Sigurisë Kombëtare të Transportit thanë së është ende shumë herët për të folur mbi shkakun e aksidentit në një qiell të pastër mbi lumin Hudson në Manhatan.
Njerëzit u mblodhën për të ndjekur përpjekjet e forcave të rekuperimit në pjesën e lumit Hudson në Nju Xhersi, nga ku ata kishin një pamje të qartë të kërkimeve nga anijet dhe barkat e përfshira në operacion.
Kërkuesit rekuperuan gjithashtu dhe pjesën më të madhe të rrënojave të helikopterit, në të cilin turistët ndodheshin në bord për një fluturim të thjeshtë 12-minutash rreth Manhatanit. Zyrtarët thanë se rrënojat do tyë dërgohen në vendin më të afërt për tu ekzaminuar.
" Gjatë përpjekjeve të sotme të rekuperimit ata mundën të nxirrnin pjesën më të madhe të helikopterit. Helikopteri është nxjerë nga uji dhe është dërguar në skelën më të afërt për tu ekzaminuar. Helikopteri ndodhej në ujë në një thellësi rreth 30 këmbë. Zhytësit vepruan në kushte jashtëzakonisht sfiduese si rryma dhe shikueshmëria. Shpesh, ata nuk mund të shikonin më shumë se 1 këmbë para tyre"-tha Debbie Hersman, kryetarja e Bordit të Sigurisë Kombëtare të Transportit gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Hoboken të Nju Xhersit.
Hersman shtoi se helikopteri kishte pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Ajo tha se 7 viktima janë rekuperuar deri tani dhe se grupet e kërkimit besojnë se kanë lokalizuar rrënojat e avionit, I cili u nis nga aeroporti I Teterboro i Nju Xhersit disa minuta përpara aksidentit të mesditës.
Brenda pak orësh pas aksidentit, autoritetet thanë se nuk kishte asnjë shpresë për të gjetur të mbijetuar ndërmjet 5 turistëve italianë dhe pilotit që ndodheshin në bordin e helikopterit dhe 3 personave të tjerë në avionin e vogël.
Mediat italianë raportuan se 5 turistët ishin nga zona e Bolonjës në Itali dhe se ata janë Fabio Gallazzi, bashkëshortja e tij Tiziana Pedrone dhe djali I tyre I ri Giacomo Gallazzi, Michelle Norelli dhe djali I tij adoleshent Filipo.Jeremy Clark, një banor I Nju Xhersit, piloti I helikopterit, mbeti gjithashtu I vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›