E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Skolari nuk e blen dot Kaka

Drejtori teknik i Milanit, Leonardo paralajmëroi teknikun e ri të Celsit, Luiz Felipe Scolari, të mos shpresonte se do të arrinte të sillte në Kakanë në "Stamford Bridge". Scolari do të ketë në dispozicion një shumë të madhe parash për të bindur 26-vjecarin Kaka, i cili është edhe në majën e listës së dëshirave të teknikut aktual të Portugalisë.
"Është normale për një trajner brazilian të përpiqet të sjellë një lojtar brazililian", tha Leonardo për BBC Sport. "Por, nënshkrimin me Kakanë është i pamundur, pasi ai është te Milani dhe dëshiron të jetë aty deri në fund të karrierës së tij". Leonardo, një fitues i Kupës së Botës në vitin 1994, ka qenë lojtar i Felipe Scolarit, në kohën kur ai drejtonte Kombëtaren braziliane. Skolari ka fituar Kupën e Botës 2002 me Brazilin dhe coi Portugalinë në finalet e Euro 2004.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›