E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ten Cate, trajneri i ri i Panathinaikos

Ish-ndihmës trajneri i Celsit, holandezi Henk ten Cate, u emërua si trajneri i ri Panathinaikos. 53-vjecari Ten Cate, i cili më parë ka drejtuar edhe Ajaksin e Amsterdamit, nënshkroi një kontratë 2-vjecare: "Historia e Panathinaikosit, ambiciet dhe qëndrimi rreth futbollit janë ato të klubeve më të mëdha në Europë. Unë jam mësuar të punoj në nivele të larta dhe për këtë arsye e konsideroj si një sfidë të madhe". Panathinaikos doli në vend të tretë në sezonin e kaluar e Superligës greke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›