Dueli i superyjeve, Vija vs. Ibra

Mbreti i ri i futbollit spanjoll, David Vija kundër superstarit suedez, sulmuesit ekstravagant Zlatan Ibrahimovic. Kështu mund të përkufuzohet dueli Spanjë-Suedi, ku do të luajnë dy nga gjenitë e rinj të vijës së parë të sulmit. Dy ekipet kanë në front dy nga dyshet më të harmonizuara: Henrik Larson-Zlatan Ibrahimovic për Suedinë dhe Fernando Torres-David Vija për Spanjën.
Suedia dhe Spanja, dy ekipet që në ditën e parë të ndeshjeve të Grupit D, fituan respektivisht me Greqinë (2-0) dhe Spanjën (4-1) do të pëballen të shtunën në Insbruk të Austrisë (18:00), në një ndeshje që ka vlera për vendin e parë në grup.
SKUADRAT
Suedia dhe Spanja janë ndeshur në 12 raste midis tyre. Spanja ka fituar pesë herë dhe Suedia tri herë. Ato janë takuar në pesë ndeshje të Kampionatit Europian, përfshirë dy të tilla në kualifikueset e Euro 2008, ku secila fitoi nga një ndeshje. Ishte Suedia ajo që fitoi në ndeshjen e fundit midis tyre, 2-0 për kualifikueset e Euro 2008, në tetor të vitit 2006.
TRAJNERËT
"Ne e njohim shumë mirë Spanjë, pasi kemi luajtur kundër tyre dy herë gjatë kualifikueseve. Është një ekip shumë teknik, që nuk jep shumë shanse, por ekipi im tregoi se mund të punojë shumë fort", - tha trajneri i Suedisë, Lagerbak. Suedia fitoi 2-0 me Spanjën, përpara se të mundej në transfertë 3-0 nga ekipi i Luis Aragones. "Kjo ndeshje do të vendosë edhe renditjen përfundimtare të grupit", - theksoi Lagerbak.
Trajneri i Spanjës, Luis Aragones e ka të qartë rëndësinë e kundrshtarit me emra të mëdhjen si Henrik Larson e Zlatan Ibrahimovic. "Suedia është një ekip shumë i vështirë" – tha 69-vjecari. "Ata luajnë shumë mirë në kundërsulm dhe kanë disa sulmues të shkëlqyer. Është një ekip për të cilin duhet të shqetësohesh".
LOJTARËT
Qendërmbrojtësi spanjoll Hoan Kapdevila pohon se Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi kundër Greqisë, do të jetë sërish lojtari kyc i Suedisë. "Është një sulmues, që është ekstremisht ta ndalosh. Ne nuk duhet ta lamë atë të lirë në zonë. Ai mund të shënojë nga cdo cep", - tha Kapdevila. "Dëshira ime është të fitoj sa më shumë ndeshje me Spanjën, pasi unë e shoh jetën sikur gota është gjysmëplot dhe jo gjysmë e zbrazët".
Edhe shefi i mbrotjes së Suedisë, Olof Melberg i njeh kundërshtarët e tij më të rrezikshëm. "Ne duhet të bllokojmë Vijën e Torresin", - thotë ai.
FAKTE
Suedia është skuadra e dytë më e moshuar e kampionatit Europian, me moshë mesatare 31 vjec. Skuadra e Lagerbak është e pamundur në pesë ndeshjet e fundit në Kampionatet Europiane (dy fitore e tre barazime).
Spanja nga ana e saj ka një seri prej shtatë fitoresh, më e mira e tyre që nga viti 1999. Rekordi i spanjollëve pa humbje është me 9 ndeshje dhe i vendosur në vitin 1920. Skuadra spanjoll konsiderohet si një nga skuadrat me më pak eksperiencë në Euro 2008.
Vetëm Austria e Rusia janë dy skuadrat që kanë brenda tyre lojtarë me më pak ndeshje ndërkombëtare. Ndeshja Suedi-Spanjë është dhe e 50-a e Luis Aragonesit si trajner i Spanjës. Bilanci i tij është 34 fitore, 11 barazie dhe 4 humbje të arritura me Francën (1-3), Irlandën e Veriut (2-3), Suedinë (0-2) dhe Rumaninë (0-1).
STATISTIKA
Sulmuesi i Suedisë, Henrik Larson mban edhe rekordin për Suedinë, si lojtari më i vjetër në moshë në Kampionatin Europian. Ai do të jetë ditën e ndeshjes 36 vjec e 268 ditë. Me katër gola, Larson është dhe golashënuesi më i mirë i Suedisë në Kampionatet Europiane.
Fernando Torres është përzgjedhur nga trajneri Aragones në 41 nfa 49 ndeshjet e mëparshme të drejtuara prej tij, më shumë se cdo lojtar tjetër. Më 17 gola, David Vija është golashënuesi më i mirë spanjoll në "erën Aragones". Vija, i cili shënoi tre gola kundër Rusisë në fitoren 4-1 ka nevojë vetëm për një gol të bëhet golashënuesi më i mirë i Spanjës në Kampionatet Europiane.