E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo, gati të thyejërekordin e Kapelos

ITALI- Braziliani i Interit Leonardo duket se është duke ecur në gjurmët e Fabio Kapelos, po të shihen rezultatet e arritura prej tij në krye të Interit. Nëse arrin të fitojë këtë fundjavë kundër Xhenoas, Leonardo do të bëhet “mbreti” i trajnerëve që kur ka nisur epoka e 3 pikëve në futboll. Ai do të arrijë kuotën 33 në 13 ndeshje, një kuotë që do të kalonte Kapelon, i cili me Juventusin e tij arriti 31 pikë në sezonin 2004-2005. Në këtë mënyrë, kjo do jetë nisja më e mirë në historinë e Serisë A për një trajner. 

Leonardo ka arritur 32 pikë, 10 fitore dhe 2 humbje në 12 ndeshjet e para duke nisur nga 6 janari, po aq sa Xhixhi Simoni në stolin e Interit në sezonin 1997-1998. Ai është vetëm 1 pikë larg Juventusit të Kapelos në sezonin 2004-2005, ndonëse titulli i fituar atë vit, më pas u hoq, pas shpërthimit të skandalit të Calciopolit. Leonardo ka kaluar edhe Murinjon, duke patur një mesatare prej 2.5 pikësh për ndeshje, ndërsa Zhoze e ka patur mesataren 2.21 pikë në sezonin e parë te zikaltërit dhe 2.15 në të dytin. Një tjetër fakt është që trajneri brazilian i Interit nuk njeh asnjë barazim në Serinë A që prej 18 prillit 2010, kur drejtonte Milanin.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›