Leonardo mund të zëvëndësojë Ançelotin tek Milani
Milano - Leonardo përflitet se do të jetë zëvëndësuesi i Ançelotit në stolin e skuadrës së Milanit. Ky sezon mund të jetë i fundit për Karlo Ançelotin në drejtimin e kësaj skuadre. Milani po largohet gjithjë e më shumë nga objektivi i sezonit, fitimi i titullit kampion në Itali, dhe rrjedhimisht epoka Ançeloti pritet të marrë fund.
La Gazzetta dello Sport publikon se Leonardo është emri i parë që mund të zëvëndësojë teknikun Ançeloti. Aktualisht, që pas largimit nga futbolli i luajtur, braziliani Leonardo është menaxher i skuadrës italiane në vendin e tij. Ai ka arritur të sjellë mjaft yje në Milano, mjafton të përmendësh Kakanë dhe Paton.
Evenimenti më i mundshëm ku Milani të dalë kampion këtë sezon është Kupa Uefa. Në ndeshjen e parë për 1/16-at skuadra e drejtuar nga Ançeloti arriti të marrë një barazim 1-1 me Verderin në Gjermani. Një dështim në këtë kompeticion, do të ishte një shtysë më shumë për largimin e trajnerit Karlo Ançeloti.