E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo rikthehet tek Interi, por si administrator i përgjithshëm

BRAZIL-Braziliani Leonardo ka lënë pas një tjetër aventurë, atë të drejtorit teknik te Paris SG, për t’u rikthyer tek Interi, por kësaj radhe jo si trajner, por si administrator i përgjithshëm, ose më saktë një “Galian” tek Interi, rol që ka munguar te zikaltrit. Nuk do të ketë lëvizje në organet drejtuese, thjesht Leonardo, me inteligjencën dhe njohjet e tij, do të marrë lojtarë rentabël, duke dashur të ringrejë Interin në nivele të larta. Marrëdhëniet shumë të mira me presidentin Morati kanë bërë të mundur këtë lëvizje, ndërsa Stramaçoni do të mbetet në rolin e trajnerit.

(d.b/EduardIlnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›