E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Dalja vetëm në zgjedhje u imponua nga partitë e mëdha

TIRANË-Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, në mbledhjen e sotme të Asamblesë së kësaj partie, i cilësoi dy koalicionet e mëdha, si të ndërtuara mbi pazare politike.
“Politika e sotme e ka humbur besueshmërinë dhe kjo është një ndër arsyet që kushtëzuan daljen tonë të vetëm në zgjedhje” tha ai, referuar edhe zhvillimeve politike të javëve të fundit në vend.

Topi shtoi se, “sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për një administrim politik demokratik”.

Gjatë fjalës së tij, Topi u ndal edhe në rolin dhe funksionin e Parlamentit shqiptar, duke vënë në dukje se ky organ ligjvënës, sot kontrollohet nga ekzekutivi.

Topi përsëriti qëndrimin e FRD-së, siç e cilësoi ai, sinkron të plotë me ndërhyrjet e SHBA-së dhe BE-së ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me procesin zgjedhor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›