E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo stervitja e pare me skuadren e Interit

Leonardo ka nisur aventuren e tij te re me Interin, duke zhvilluar seancen e pare stervitore me skuadren zikalter. Ish-trajneri i Milanit, u ul ne stolin e kampioneve te Evropes, duke zevendesuar spanjollin Rafael Benitez, nderkohe qe e ka cilësuar nje enderr detyren e tij te re te skuadra interviste. Leonardo u largua nga Milani ne muajin maj, pas nje sezoni me skuadren kuqezi, nderkohe qe shkak per kete ishin mosmarrëveshjet me presidentin e klubit Silvio Berlusconi.

Rikthimi i tij ne Serine A me Interin eshte cilësuar si nje hakmarrje personale e teknikut brazilian, por edhe si nje tradheti ndaj tifozëve milaniste, pasi ai ka luajtur per 13 vjet me kete kete skuader. 41-vjecari, i cili ka fituar dhe Kupen e Botes me kombëtaren e Brazilit, ka mbajtur gjithashtu rolin e drejtorit teknik te Milani, perpara se te merrte drejtimin e skuadres si trajner gjate sezonit te shkuar. Vendimi per t’u ulur ne pankinen e Interit ishte nje surprize per te gjithe milanistet, nderkohe qe objektivi kryesor i Leonardos eshte t’i jape fund dominimit te Milanit ne kete sezon.

Inter ka 13 pike me pak se Milani, por ne te njejten kohe ka dy ndeshje me shume per te luajtur. Po ashtu, braziliani duhet te ktheje zikalterit ne formen me te mire, pas rezultateve negative dhe demtimet e shumta qe ndikuan jo pak ne ecurine e skuadres interviste, kur ajo drejtohej nga Rafael Benitez.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›