E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora Fieri e Lushnja 6 ore ne erresire

Per rreth 6 ore gjysëm qyteti i Fierit , Lushnja dhe Vlora kane qene pe energji elekrike ne mbremjen e djeshme. Nderprerja ka filluar nga ora 18:00 deri ne oren 24:00. Shkak eshte bere difekti ne linjen e transmetimit te shperndarjes ne afersi te stacionit kryesor te Tec-it te Fierit.

Sipas specialisteve te grupit te avarive e cila ka bere verifikimin e difektit, shkak ka qene keputja e telit tokezez duke krijuar nje lidhje te shkurter ne rrjetin e trasmetimit e shoqeruar kjo me tre shperthime te fuqishme.

Sipas deshmimtareve okulare telat e demtuar paraqisnin rrezik per jeten e qytetareve pasi avaria ka ndodhur ne nje zone te banuar. Mesohet se vetem nje muaj me pare kompania CEZ ka nderhyre per zevendesimin e rrjetit tokezues ne kete linje e cila ka rezultuar difektoze.

Vetem pas 6 oresh eshte bere riparimi i linjes dhe rikthimi i energjise elektrike ne rrjetin e shperdarjes.

Ndërprerja e gjatë dhe e papritur e energjisë elektrike ka paralizuar jetën e banorëve të Vlorës, Fierit dhe Lushnjes, duke patur parasysh aktivitetin intensiv të tyre në këtë fundviti dhe pregatittjet për feste.

Aleksandër Nushi                         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›