E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zimbabve 1732 të vdekur nga kolera

Harare Plot 1732 kanë vdekur nga epidemia e kolerës në Zimbabve që nga muaji gusht, mësohet nga një bilanc i ri i publikuar nga Zyra e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare. Vetëm gjatë ditës së djeshme, sipas të njëjtave burime janë diagnostikuar 34 306 raste të dyshuara. Agjencitë humanitare të OKB-së po përgatiten që prej disa javësh për një skenar katastrofik që përfshin 60 mijë persona të prekur.

Shqetësimet janë edhe më të mëdha me fillimin e sezonit të shirave, që ndihmojnë në përhapjen e sëmundjes që transmetohet nga ujërat e përdorur dhe në kuadrin e krizës së përgjithshme në një vend të shkatërruar ekonomikisht dhe të paralizuar politikisht.

Të gjitha provincat e vendit janë prekur, sipas statistikave të OKB-së që megjithatë nuk ka të dhëna të plota për shkak të mungesës së personelit mjekësor lokal dhe të problemeve të komunikacionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›