Filomena Marturano në T.K
Tiranë (Start) - Premiera e cila do të hapi dyert e Teatrit Kombëtar për vitin 2009 është “Filomena Marturano” e dramaturgut, aktorit, dhe regjizorit italian, Eduardo de Filipi. Kjo shfaqe do të vijë në skenën e Teatrit Kombetar për shikuesit shqiptar nga regjizori Albert Minga.
Në këtë vepër trajtohet jeta e një ish-prositute që jeton me një borgjez të kamur, e cila e detyron pasanikun të martohet me të në mënyrë që t’i jepte një mbiemër femijëve të saj. Filomena, ish-prostituta, përfaqëson femrën e guxinshme dhe të vuajtur në jetë, e cila më shumë ka falur dashuri sesa ka marrë prej saj.
Në këtë vepër do të luajnë aktorë të njohur të ekranit shqiptar, si: Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, artistja e popullit Tinka Kurti, Neritan Liçaj, Gjergji Mena, Vangjel Toçe, etj.
Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në anbientet e Teatrit Kombëtar për këtë premierë është folur edhe për arritjet që shënoi ky teatër në vitin qe sapo lam pas. Sukses kanë arritur premierat, si: “Tragjedia Trojane”, e cila debutimin e bëri në Tetrin e Butrintit, “Pamje nga Ura” dhe “Antropologjia e vërtetë e Sokratit”, të cilat janë shfaqur në teatrin e Korçës, Vlorës, Shkodrës, etj.
Teatri Kombëtar në vitin 2008 është përfaqësuar denjësisht edhe në festivalet teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare, si Festivali i Virones në Greqi, Apollon në Fier, dhe Skampa në Elbasan. Në këto aktivitete prodhimet artistike të Teatrit Kombëtar janë nderuar dhe me çmime të para. Numri i shfaqjeve që ka arritur të sjellë në skenë Teatri Kombëtar është 112. Këto shfaqje kanë arritur të kenë një numër të madh shikuesish.