Leonora Jakupi 'ikë' nga policia

Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi ka qenë e ftuar në rtv21 ku ka folur për të rejat nga ajo,gjithashtu ka shpalosur disa gjëra mjaft interesante që më parë nuk i kemi ditur për të.
Në pyetjen çka i pëlqen te vetja dhe çka ka si shprehi të keqe,Leonora ka veçuar faktin se është shumë e dhënë pas familjes dhe e ka cilësuar veten si një njeri shumë të dashur,ndërsa si vese të saja ka përmendur shprehitë që të hajë shumë akull dhe prekjen e shpeshtë të flokëve duke thënë se është një gjë që i pengon shumë mamasë së saj.
Po ashtu Leonora ka treguar se nuk e pi kafenë por pëlqen të hajë kokrrat e kafesë.
Vozitja si duket është bërë një problem për këngëtaren e cila thotë se kohëve të fundit po ndjenë shumë lodhje,duke treguar po ashtu se asnjëherë nuk ka bërë aksidente por është dënuar disa herë.
E këtu ka veçuar një rast gjatë një udhëtimi,ku ishte duke vozitur shumë shpejt dhe policia kishte dhënë urdhër për ndalim, por Leonora nuk i kishte parë dhe nuk ishte ndalur,dhe kjo ka bërë që policia t’i vihen pas bukuroshes duke menduar se ka ikur me qëllim.
Megjithëse Leonora u kishte shpjeguar se nuk i ka parë dhe u kishte kërkuar falje nuk shpëtoi pa një denim që ajo e quan të vogël.
Ndryshe këngëtarja ka përfunduar një duet me këngëtarin Sinan Vllasaliu e cila shumë shpejt do të lansohet dhe sipas Leonorës janë duke menduar edhe për videoklipin./E.B/Indeksonline/.