Nicki Minaj për AMA

Ngjarja e madhe e muzikës botërore American Music Awards 2012, zhvillohet sonte në Los Angeles.
Në skenën e madhe të kësaj ceremonie, që këtë vit shënon 40 vjetorin e themelimit, do të përformojnë artistë të njohur si Justin Bieber, Usher, No Doubt, Ke$ha, P!nk, Taylor Swift, Nicki Minaj, Christina Aguilera, Carrie Underwood, Pitbull e të tjerë.
Më së shumti nominime kanë Rihana dhe Nicki Minaj, që presin shpërblime në katër kategori.
Përkundër nominimeve, Minaj ka thënë se ''nuk bën muzikë për shpërblime''. Këngëtarja 29 vjeçare është shprehur e lumtur pasi sonte performon singlin e saj ''Freedom''.
Mes të nominuarve janë Usher, Bieber, Drake, Maroon 5 dhe One Direction, që konkurrojnë në tre kategori, ndërsa nga dy nominime kanë Perry, Underwood, Brown, Clarkson, Pitbull, Gotye, J. Cole dhe Luke Bryan. /Indeksonline/