E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vështirë me jetu si ilir"

Kreshnik Fazliu, i njohur si Mc Kresha, është bashkuar me atmosferen festive në shënim të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Derisa po merr pjesë në organizime të ndryshme për shqiptarët që jetojnë nëpër Evrope, ai ka ndarë disa çaste që nëpërmjet rrjeteve sociale të urojë përvejtorin historik :
"Zoti është një. Qe 100 vite shtet... qe 10.000 vite popull ilir... Sa vështirë me jetu si ilir, o t'parët tonë. Urime 100 vjetori i pavarësisë të gjithëve!"

Ndryshe, Kresha po shijon suksesin e albumit te tij të ri, të titulluar "Air Force 1", i publikuar në fillim të muajit shtator, për realizimin e te cilit kishte punuar intenzivisht.

Reperi nga Mitrovica ka bërë të ditur se së shpejti do të shfaqet në një tjetër projekt të madh dhe kjo është arsyeja pse ai kete vit nuk merr pjesë në ndonjë festival./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›