E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonora, ''një uragan" me Sinanin

Këngëtarja Leonora Jakupi, pasi ka kaluar një periudhë kohore duke u përkujdesur për gjyshin e saj të sëmurë, u është rikthyer angazhimeve me koncerte dhe projekte të reja muzikore. Ajo ka përfunduar duetin me Sinan Vllasaliun, titulluar ''Një uragan'', pjesë e albumit ''Tatuazh'', që së shpejti do të hidhet në treg.

  “Ideja ishte e Sinanit dhe mëqe ai është një ndër këngëtarët tonë më të mirë, për të cilin gëzoj jashtëzakonisht respekt, më pëlqeu shumë propozimi, sa që nuk mund ta refuzoja”, ka deklaruar më herët Leonora, lidhur me këtë bashkëpunim.   "Një uragan'' është baladë, me tekst të Avni Qailit dhe kompozim të Gabros, ndërsa këngëtarët janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e realizimit të videoklipit të këngës. /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›