Leonora rrëfen dashuritë e mëdha

Leonora Jakupi, në paraqitjet e saj publike, shpesh herë flet për familjen e saj, që i vlerëson si mbështetjen më të madhe.
"Unë kam familjen time, motrën, vëllain dhe nënën. Motra është marrë me muzikë, por tani nuk po merret më, plus që tani ka edhe një vajzë të vogël,'' ka treguar Jakupi për mediat shqiptare.
Pasi i ati i saj ka ndërruar jetë, këngëtarja ka një marrëdhënie të veçantë me të ëmën, që e cilëson edhe si mike:
"Unë nuk mund të jetoj asnjë minutë pa të, sinqerisht. Unë asnjëherë nuk shkoj në evente të rëndësishme pa mamin, po ashtu në të gjitha koncertet e marr me vete. Atë e kam një mike shumë të mirë, këshilltare shumë të mirë. Është e jashtëzakonshme, si të gjitha nënat. "
Ndërsa, mes personave që e plotësojnë shpirtërisht Leonorën, është mbesa e saj.
" Kam një dashuri të madhe për të. Jam shumë e lidhur, po ashtu edhe ajo me mua. Madje ndonjëherë nuk arrin të bëjë dallimin se kë ka nënë", ka përfunduar këngëtarja me shaka. /Indeksonline/
" Kam një dashuri të madhe për të. Jam shumë e lidhur, po ashtu edhe ajo me mua. Madje ndonjëherë nuk arrin të bëjë dallimin se kë ka nënë", ka përfunduar këngëtarja me shaka. /Indeksonline/