E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leposaviqi me kryetar të ri ilegal

Strukturat ilegale serbe në Leposaviq kanë emëruar të mërkurën për kryetar të ri të kësaj komune Dragisha Vasiq nga Partia Përparimtare (SNS), ndërkohë që zëvendës i tij u zgjodh Millomir Kuzmanoviq, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it..

Sipas këtyre burimeve, kanë pasuar menjëherë ndërrime edhe në postet kyçe të institucioneve të ndryshme publike në këtë komunë.

“Bashkësia ndërkombëtare është pozicionuar haptazi në anën e Prishtinës dhe është duke tentuar që serbët e këtushëm t’i integrojë dhunshëm në të ashtuquajturat institucione të Kosovës. Qëllimi ynë është që bashkë me kolegët tanë nga komunat tjera veriore të Kosovës t’i kundërvihemi këtyre tendencave, pa marrrë parasysh qëndrimit të Qeverisë së Serbisë”, ka thënë mes tjerash kryetari i sapozgjedhur ilegal i Leposaviqit, Vasiq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›