Thaçi: Duarshtrëngimi i vonuar

Në një intervistë për të përjavshmen kroate “Globus”, Thaçi ka thënë se lideri i Partisë Demokratike të Serbisë ka qenë dy herë president i Serbisë, dhe se asnjëherë nuk ka treguar dëshirën e as nuk pasur guximin që të shënojë historinë duke shtrënguar duart me përfaqësuesit e Kosovës, por e ka bërë këtë në samitin e Kroacisë, por jo më në cilësinë e presidentit të shtetit.
“Akulli duhet thyer vetëm në nivel institucional në kuadër të kontakteve dypalëshe dhe bashkëpunimit në mes të presidentëve të zgjedhur në mënyrë legjitime në dy shtetet sovrane, ndërsa këtë lloj komunikimi e ka refuzuar me këmbëngulje Tadici gjatë kohës sa ka qenë president. Prandaj, shtrëngimi i duarve në Dubrovnik to të thotë shumë pak dhe është shumë i vonë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Thaçi.