E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lepurizmi dhe policizmi i PS-se

Lepuri ben pjese ne klasen e gjitareve dhe konsiderohet si kafsha me frikacake. Por kete cilesi e kane edhe disa njerez me vese ne karakter kryesisht ata qe brejne te fshehur skutave dhe kembet e para i kane shume here me te gjate se ato te prapme pasi ndryshe nga lepuri i vertete qe gjymtyret i duhen per te rendur shpejt njeriut-lepur ato i duhen per te grumbulluar sa me shume para e pasuri rreth vetes. Ndoshta me shume per kete arsye sesa per nofken Lepuri te nje ndertuesi te lidhur me kryebashkiakun dhe njeheresh kryetar i PS-se Edvin Rama ka disa dite qe kjo fjale po perdoret ne zhargonin e politikes edhe per te stigmatizuar korrupsionin me lejet e ndertimit ne kryeqytet qe eshte binjak me postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes per rreth nje dekade qysh nga viti 2000. Nuk kishte kaluar shume kohe nga mberritja ne kete post e Edvin Rames qe ai te etiketohej nga kundershtaret e tij politik dhe media si Mister 20-perqindeshi. Nje denoncim publik i bere para pak ditesh nga biznesmeni Rrahman Selmanllari edhe ne prokurorine e Tiranes per sekserin e Rames me nofken Lepuri konfirmoi ne sy te te gjithe shqiptareve se vetem per nje rast ndertimi te nje kompleksi pallatesh perballe diges se Liqenit Artificial te Tiranes pjesa e Mister 20-perqindeshit eshte plot 100 milione dollare. Natyrisht nje perceptim me i plote per kete shifer marramendese korrupsioni mund te krijohet duke thirrur per ndihme imagjinaten e cila te thote qe me kaq para mund te ndertohet nje HEC sa ai i Kalivacit fjala vjen ose nje segment rrugor i Boshtit te Jugut apo 100 shkolla te reja ne kryeqytet e keshtu me radhe. Lepuri i korrupsionit te Rames ne kete rast eshte nje gjigand nderkombetar i tipit Ralph qe perfaqeson sot lepurin e vertete me te madh ne bote me peshe 20 kg kur nuk eshte me shume se nje vjec. Ndersa lepuri i korrupsionit te kryebashkiakut Rama eshte plote 10 vjec ndoshta ne fundin e jete se tij. Zgjedhjet lokale ne pranvere te vitit te ardhshem jane pa diskutim afati i fundit i jetegjatesise se ketij lepuri prandaj Edvin Rames i ka hyre lepuri ne bark qe tani dhe po perpiqet te trimerohet duke thirrur ne ndihme police e ish-police jo vetem ne perberje te policise bashkiake por edhe ne krye te strukturave politike te partise pervecse po e therret here pas here nen arme popullin opozitar duke e pergatitur si ne kohen e cetave vullnetare. Kesisoj fenomenit partiak-bashkiak te lepurizmit po i shtohet se fundi edhe ai i policizmit te Partise Socialiste. Pas zgjedhjes se Pjerin Ndreut ne krye te PS-se se Tiranes me kete cilesi policeske duket se do ti afrohet grupit parlamentar te Partise Socialiste edhe deputeti Paulin Sterkaj i cili jo me larg se para nje jave publikoi shkeputjen nga grupi parlamentar i Partise Demokratike. Te pakten keshtu deklaroi zedhenesi i grupit parlamentar te PS-se Taulant Balla i cili domosdo qe ka dijeni per nje sere bisedash skutore te deputetit shkodran me Edvin Ramen. Pervec te tjerash Sterkaj mbahet mend nga anetaret dhe simpatizantet e Partise Socialiste si njeriu qe ruajti voten e Edi Rames ne zgjedhjet e 2007-s per kryetar bashkie ne Tirane. Ai mblodhi rreth vetes ish-oficere te Policise se Shtetit te liruar per te organizuar nje grup te gatshem qe do te ishte prane komisionereve socialiste per te mos lejuar gjoja presionet dhe cenimin e votes nga ana e perfaqesuesve te PD-se. Pra nuk eshte pa eksperience ne kete drejtim megjithese jo fort i besueshem per shkak te paqendrueshmerise se treguar duke milituar sa ne nje force politike te tjetra pergjate viteve te pluralizmit. Sidoqofte rikthimi i Sterkajt ne gjirin e PS-se ku ka qene per dy mandate rresht si deputet i kesaj force politike me shume sesa per policizem tregon per lepurizem. Por shpresojme te mos i ndodhe si ne anekdoten Lepuri i fushes dhe ai i malit. Tregojne se nje dite lepuri i malit takoi rastesisht ate te fushes dhe e pyeti se si ishte. Mire besa - i tha lepuri i fushes - jetojme mes lakrash nuk kemi nevoje as per vrap as nuk merakosemi per strehim as levizim nga kopshti fare pra jetojme per shtate pale qejfe. Do vish dhe ti me mua qe ta provosh - Do te vij - iu pergjigj pa e menduar gjate lepuri i malit. Kur mberriten ne fushe u futen qe te dy ne lakra per te ngrene. Skishin kaluar vecse pak caste nderkohe qe degjohen qente duke lehur njerezit duke biseduar femijet duke luajtur etj. pasi fusha ishte afer nje qendre te banuar. Lepurit te malit iu zune lakrat ne fyt dhe i thote lepurit te fushes Byrazer une po kthehem andej nga kam ardhur pasi nuk kam ndermend ta shes lekuren time per nje laker. Ti mbase je mesuar te jetosh kaq prane e prane me armiqte Mesazhi i kesaj anekdote eshte i qarte per kedo keshtu qe edhe ne PS nuk shkohet me per lakra po per tia mbathur me te katra nuk shkohet per ashure po per kusure sic i thone. shte nje grup deputetesh ne kete parti te grupuar ne te ashtuquajturen Levizja per Mendimin Ndryshe qe e ka konstatuar me kohe kete situate lepurizmi ne gjirin e socialisteve. Atje ligjin e ben nje stan me lepuj tesera e anetaresise se te cileve ka formen e nje leje ndertimi. Mosmundesimi me i ketij dokumenti qe do ndodhe me largimin e Rames nga posti i kryebashkiakut te Tiranes i canetareson sa hap e mbyll syte te gjithe deputeto-ndertuesit e PS-se dhe e kthen cdonjerin prej tyre ne origjine. Nje here shkon lepuri mbi ure apo nje here ze qeni nje lepur thote populli. Por Rama duke u sjelle lepurisht me qytetaret e Tiranes dhe detyren qe ka ushtruar per me shume se nje dekade e ka fituar tri here mandatin e kryebashkiakut te kryeqytetit. Ne pranveren e vitit te ardhshem eshte rasti per te guxuar serish per nje zgjedhje te tille. Shumekush mendonte se Rama nuk do te konkurronte per here te katert per shume arsye. Por veprimet e fundit per policizmin dhe lepurizmin e PS-se tregojne te kunderten. Keto fenomene perkthehen me fjale te tjera si force dhe para duke e demaskuar perfundimisht megalomanine e Rames per zgjedhje te lira e te ndershme permes transparences dhe hapjes se kutive te 28 qershorit 2009. Edvin Rama dy mandatet e para i ka fituar kryesisht me forcen e pushtetit socialist kurse te tretin me forcen e parase apo bollekun e lakrave te lepurit te fushes. Pergatitjet e deritanishme tregojne se ashtu si te tretin ai mendon te fitoje edhe mandatin e katert. Por nuk do te mundet pasi para sesa te mberrije kjo dite e zakonshme votimesh per pushtetin vendor qeveria dhe shteti ligjor i kane marre te gjithe masat qe kete here ta zene lepurin me qerre dhe jo me qen

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›