Vazhdon debati per zgjedhjet

Debati per zgjedhjet e parakohshme ne Kosove tashme eshte bere tema qendrore e diskutimeve te te gjitha partite politike. Perderisa Lidhja Demokratike e Kosoves ka kerkuar qe te behen disa ndryshime ne ligjin per zgjedhjet Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka kerkuar pezullimin nga zgjedhjet e ardhshme per partite politike qe nuk e kane perfunduar fillimisht procesin e zgjedhjeve partiake.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves i ka drejtuar nje leter ushtruesit te detyres se Presidentit Jakup Krasniqi dhe kryetares se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka me kerkesen qe ti respektojne ligjet ne fuqi dhe tu pamundesojne pjesemarrjen ne zgjedhje partive politike te cilat nuk e kane perfunduar fillimisht procesin e brendshem zgjedhor.
Sekretari i pergjithshem i AAK-se Burim Ramadani ka thene se ka parti politike ne Kosove qe nuk i jane nenshtruar fare procesit te brendshem zgjedhor edhe pse jane te obliguara me ligj dhe pretendojne te marrin pjese ne zgjedhjet e pergjithshme.
Rregulla per regjistrimin dhe veprimin e partive politike ka rendesi jetike ne zhvillimin e demokracise se brendshme te subjekteve politike ne Kosove prandaj respektimi i saj eshte obligim i te gjitha partive politike ne Kosove. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves eshte e bindur se respektimi i Kushtetutes ligjeve dhe rregullave eshte themel mbi te cilin mund te ndertohet shteti ligjor i Kosoves - ka thene Ramadani.
Lidhur me kohen e mbajtjes se zgjedhjeve AAK-ja ka kundershtuar nje propozim ende jo zyrtar qe eshte plasuar ne media qe zgjedhjet te mbahen ne fund te janarit. Sipas Ramadanit koha deri ne janar eshte shume e shkurte per te pergatitur nje proces te mire zgjedhor. Ai e ka permendur si problematike edhe motin e ftohte qe mund te mbreteroje gjate janarit.
Besoj se do te jete shume ftohte dhe ta themi qarte nese do te mbaheshin ne Afrike apo ne Australi besoj se do te ishte koha me e mire. Nuk mund te mbahen me 30 janar. Ta themi me shaka ndoshta eshte shume nxehte ne ate kohe dhe qytetaret do te djersiten ne rend duke pritur per te votuar. Pra eshte krejtesisht e pamundur - ka theksuar Ramadani.
Pergatitjet per zgjedhjet e parakohshme si edhe ato partiake kane qene teme debati edhe ne takimin e se merkures te Kryesise se Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Anetari i Kryesise se kesaj partie Astrit Haracia ka thene se LDK-ja po permbylle fillimisht procesin e brendshem zgjedhor dhe me pas do ti qaset edhe pjesemarrjes ne zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove.
Besoj qe procesi ne LDK do te kryhet deri me 31 tetor pastaj do te vazhdojme me zgjedhje normale. Sot e kemi bere kerkesen si LDK qe te shkohet me listen e votimit 5 plus 1 qe eshte jashtezakonisht mire - ka deklaruar Haracia.
Nje mbeshtetje procesit te ardhshem zgjedhor ne Kosove i ka dhene edhe ambasadori francez ne Prishtine Zhan Fransoa Fitu. Pas nje takimi qe ka zhvilluar me kryetarin e LDK-se Fatmir Sejdiu ambasadori francez ka thene se komuniteti nderkombetar mbeshtet organizimin e nje procesi demokratik e te lire zgjedhor.
Vendi im sikurse edhe pjesa tjeter e komunitetit nderkombetar nuk nderhyn ne procesin zgjedhor por e mbeshtet nje proces demokratik dhe te lire pavaresisht se cila parti do te dale fituese ne zgjedhje - eshte shprehur ambasadori Fitu. Te gjitha partite politike ne Kosove tashme i jane nenshtruar debatit ne lidhje me zgjedhjet e parakohshme.
Disa nga to kerkojne reforma zgjedhore para se te shkohet ne votime perderisa te tjera kryesisht jane te perqendruara me shume ne daten apo kohen e organizimit te ketyre zgjedhjeve.