E Diel, 1 Nëntor 2026

Sparkes: Mezi po presim ta vendosim ligjin edhe në veri

Zëvendës shefi i misionit EULEX, Andy Sparkes, ka deklaruar se zgjidhja e problemeve në veri pas vendosjes së barrikadave nga serbët e rebeluar duhet të bëhet me mjete paqësore dhe se sundimi i rendit dhe ligjit duhet të shtrihet edhe në këtë pjesë të Kosovës.

Ai këto komente i bëri të shtunën gjatë një vizite që së bashku me Përfaqësuesin Special të Zyrës Ndërkombëtare Civile në Kosovë, Piter Feith, i bën qytetit të Pejës, ku kanë arritur me tren në kuadër të turneut të trashëgimisë kulturore.

Me këtë rast, Feith ka thënë se kjo vizitë është një mundësi e mirë për t’u njohur për së afërmi me trashëgiminë kulturore të Dukagjinit.

"Është gjithmonë kënaqësi të jemi në Pejë dhe me të vërtetë jemi kënaqur edhe me udhëtimin me tren nga Prishtina në Pejë. Po ashtu, kjo na përkujton menjëherë se sa gjëra të mira ka në Kosovë, infrastruktura, zhvillimi i transportit po ashtu hamami i Pejës, kisha dhe pjesë tjera të trashëgimisë që do duhet të ruhen", është shprehur Feith.

Nga ana e tij, zëvendës shefi i EULEX-it, Andy Sparkes, i pyetur nga mediat se a ngjajnë barrikadat e vendosura në veri dhe sulmet e serbëve ndaj KFOR-it dhe EULEX-it, pak shumë me Irlandën e Veriut, ka thënë se problemet do të zgjidhen me rrugë paqësore.

“Nuk besoj ashtu. Në cilin do rast ne mund të shohim sikurse edhe në Irlandën Veriore, po ashtu edhe në Kosovë çdo gjë mund të zgjidhet në mënyrë paqësore. Sot është shi, moti i ftohtë dhe mua me të vërtetë më vjen keq për njerëzit që qëndrojnë afër barrikadave. Unë mendoj se ata po frikësohen për të ardhmen e tyre, por them se ata nuk kanë pse të frikësohen për këtë gjë, sepse sundimi i ligjit do të funksionalizohet në çdo pjesë të Kosovës dhe ne mezi presim që ta vendosim ligjin edhe në veri", u shpreh Sparks...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›