LSI në negociata, mblidhen 19 firma për referendumin
Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka arritur të konkretizojë nismën për referendum të ndryshimeve në Kushtetutë. Eksponentët e kësaj partie janë përpjekur dje përmes shumë negociatave të sigurojnë firmëtarët. Zyrtarisht nuk është bërë e mundur të sigurohet një listë e tillë, ndonëse emrat kanë qarkulluar në korridoret e politikës.
Negociatat
Në mbrëmjen e së martës, negociatori i LSI-së ka qenë Pëllumb Xhufi, i cili ka ndërmjetësuar me deputetët e tjerë. Dje këtë rol e ka marrë për një kohë të konsiderueshme deputeti Ndre Legisi dhe më tutje Spartak Braho. Gjithsesi, asnjë prej tyre nuk e ka bërë publike rezultatin e negociatave, duke e lënë në mister procesin e mbledhjes së firmave. Të sigurta janë firmat e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim: Ilir Meta, Pëllumb Xhufi, Spartak Braho, Ndre Legisi, Dritan Prifti dhe Nikollaq Neranxi. Nga aleatët rezulton që të ketë vendosur firmë kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo dhe kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka. I kontaktuar me telefon, deputeti socialdemokrat, Ëngjëll Bejtaj, konfirmoi se grupi parlamentar i PSD-së ka pranuar të firmosë në mbështetje të kërkesës për referendum në popull. Në total, ky grup ka gjashtë deputetë, për shkak se Pilo Kërri tanimë ka ikur në drejtim të Partisë Socialiste, njësoj sikurse deputeti aleancist Pirro Lutaj. Socialdemokratët janë Skënder Gjinushi, Ëngjëll Bejtaj, Albert Divjaka, Angjelina Kola, Gëzim Musabelliu dhe Diana Çuli. Jashtë grupimeve parlamentare është mundësuar marrja e firmave të dy deputetëve që votuan Bamir Topin për President, Taulant Dedja dhe Durim Lamaj. Këtë veprim ka kryer edhe deputeti socialist Luan Memushi dhe ish-nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koçi. Mendohet se nismën e ka firmosur edhe deputeti i Partisë Demokratike, Spartak Ngjela. Negociatat për mbledhjen e firmave të tjera pritet të vijojnë, ndërsa kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, konfirmon se një produkt konkret mund të shfaqet javën e ardhshme. Por, mbledhja e 28 firmave duket ende e vështirë dhe nëse ndodh do të duhet të kalojë në fazën e shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese.
Kushtetuta
Neni 150 i Kushtetutës përcakton që populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t‘i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve, ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj. Në nenin 152 thuhet se Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum, sipas nenit 150, paragrafët 1 e 2, nenit 151 paragrafët 2 e 3 edhe sipas nenit 177, paragrafët 4 e 5 brenda 60 ditëve. Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese, ose pas kalimit të afatit, brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhej të shprehej. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës. Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.
Tabela
Ilir Meta
Pëllumb Xhufi
Spartak Braho
Ndre Legisi
Dritan Prifti
Nikollaq Neranxi
Paskal Milo
Neritan Ceka
Petro Koçi
Taulant Dedja
Luan Memushi
Durim Lamaj
Spartak Ngjela
Skënder Gjinushi
Ëngjëll Bejtaj
Diana Çuli
Albert Divjaka
Angjelina Kola
Gëzim Musabelliu