Lesi: Struktura e qeverisë, të shtohet numri i ministrive
Kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikollë Lesi, në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” i ka sugjeruar, kryeministrit të mandatuar nga shqiptarët, Edi Ramës të ndryshojë strukturën e qeverisë së re duke shtuar numrin e ministrive.
Më 15 shtator kaloni zyrtarisht në opozitë. Çdo bëni?
Po. Siç e kam pohuar edhe në media të tjera kjo ishte votë popullore kundër Berishës dhe më saktë u mbyll epoka “Berisha”. Për dritëhijet e kësaj epoke do të flitet në dekadat e ardhshme. Ndërsa nga kampi demokristian konkurruam të përçarë në pesë parti të ndryshme çka solli mosfitim të asnjërit, përjashtuar deputetin Mark Frroku nga Partia Kristiandemokrate e zotit Myslia. Ka fituar edhe zoti Ndoka si deputet, porse ishte në listën e PD në Shkodër, i treti në listë dhe natyrisht quhet deputet demokrat e jo demokristian. Me rregulloren e Parlamentit vetëm Partia Kristiandemokrate quhet parti parlamentare dhe merr nga buxheti si edhe përfiton zyra. Duke u kthyer tek pozicioni im natyrisht që kam kaluar në opozitë, pasi si pjesë e koalicionit të PD kemi humbur. Personalisht jam duke menduar disa variante, ku i pari është të kthehem në media, e dyta mundësi mbetet të rishikojmë pozicionin tonë si demokristianë në një përbashkim të madh tek kristiandemokratët, pasi fituam vetëm e pa ndihmë nga kurrkush, por edhe këtu duhet të shikohen disa modalitete se nuk mund të bëj dy herë të njëjtin gabim. Një variant tjetër mbetet të shikoj mundësinë e shkrirjes në PD nëse lidershipi i ri demokrat do të ketë një platformë të re bashkëpunuese e pa atë sindromën që “PD vjedh aleatin!”. Ose edhe mund të mbledhim kongresin e LDK dhe t’ju ofrojë një variant të ri në ndryshimin e emrit të partisë, duke i ikur paksa votave rajonale e konkurruese brenda një spektri e duke synuar vota kombëtare me një platformë të re. Humbja ka goditjen, porse mbart edhe një analizë për një hov të ri e pa iluzione.
Përse humbi mazhoranca?
Tani nuk po luaj rolin e parashikuesit apo të “burrit të mirë” pas humbjes ose siç thuhet me humor “pas pilafit”. Mandati i dytë qeverisës ishte mandat korruptiv, paaftësie dhe sindroma e të fortit, bile e Zeusit, mbizotëroi kudo në mazhorancë, aq sa prodhoi inat, hakmarrje popullore dhe një votim plebishitar, gjë që nuk e mendonte as Edi Rama. Në të vërtetë Ilir Meta ma kishte pohuar se do të shkonte si LSI diku tek 15 deputetë porse edhe unë nuk e besova, ndonëse ndjeja se humbja do vinte e duhej të vinte. Kam kërkuar publikisht disa herë që kryeministri të ndryshonte në mënyrë drastike qeverinë dhe nuk u bë, bile e mira ishte që nja dy ose tre ministra me disa drejtorë nëpër institucione të arrestoheshin. Nuk po them tani, porse kam folur me kohë. Nuk duhej të kapej çdo pikë e shtetit, gjë që solli mbingarkesë e njëkohësisht autoritet abolsut në drejtim e në formën e monarkizmit. Një gjë tjetër, e cila mendoj se dha votë plebishitare, mundet edhe të gaboj, porse retorika e kryeministrit në formë batutash, por që shprehnin një psikologji drejtimi, është edhe fakti që shqiptarët u tmerruan kur z.Berisha thoshte se do të qëndrojë kryeministër edhe 20 vite!
Si e mendoni kryeministrin e ri Rama?
Tani të thuash se Edi Ramën e kam mik ta quajnë si servilizëm dhe unë këtë nuk e pranoj se nuk e kam pranuar asnjëherë, ndaj jam ky që jam! Porse me aq sa e njoh dhe nuk e njoh pak, ai do të qeverisi mandatin e parë me dorë të hekurt dhe bën mirë. Mendoj se ai do ta bëjë jo vetëm për hir të votës popullore pro tij dhe z.Meta, por kush e njeh nga afër atë, ai do ta bëjë për të hyrë në histori si një kryeministër popullor. Nuk besoj se do të përlyhet. Por një garanci e madhe mirëqeverisëse mbetet LSI e z.Meta, jo vetëm se bën shumicën, por kam mendimin se z.Meta mbetet shtetari më i mirë që ka nxjerrë e majta në 22 vite.
A duhet ndryshuar struktura e qeverisë?
Po, bile po të mos e bëjë këtë gjë kryeministri Rama ka gabuar. Ka nevojë për shtim të disa ministrive, pasi kështu siç e provoi koha e këtyre tetë viteve nuk dhanë rezultate. Ministria Brendshme është e mbingarkuar dhe realisht me dy ministra brenda një ministrie, ishte e paefektshme. Ka nevojë të ndahet në Ministri të Pushtetit Vendor siç ka qenë dhe Ministri e mirëfilltë e Brendshme. Ministria e Transporteve ka nevojë të ndahet në Ministri Transporti dhe Ministri e Punëve Publike. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka nevojë të ndahet në një ministri të mirëfilltë Turizmi, pasi është industria kryesore e vendit dhe duhet aprovuar ligji i ri për turizmin, të cilin për katër vite nuk e kaluam dot në qeveri e Parlament se nuk donin. Kjo ministri, të cilën e njoh shumë mirë, ka nevojë për autoritet ligjor, pasi kështu është kot së koti se nuk e pyet njeri. Pak a shumë këto, ndonëse unë jap mendime pasi vendos kryeministri, që gjithsesi ka nevojë të dëgjojë edhe zërin e opozitës e të oponencës.
Është përfolur për ju se do propozoheni Drejtor i Përgjithshëm i TVSH. Komenti?
Nuk di gjë për këtë hamendje publike, e cila nuk do të ishte keq! Por formula e Drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit Publik është e komplikuar, pasi nga 11 anëtarë të Këshillit Drejtues, 6 vota i ka pushteti PS-LSI dhe 5 opozita e ardhshme, pra PD. Dhe zgjedhja e Drejtorit do dy të tretat e votave që të zgjidhet, që praktikisht asnjëra nuk i bën dot pa njëra-tjetrën. Kështu që duhet të shkojnë drejt një emri konsensual, ndryshe nuk e zgjedhin dot. Gjithsesi Radio Televizioni Publik ka nevojë për reformë drastike, pasi është kthyer ndër vite në vend propagande për partinë në pushtet. I duhet kthyer publikut me çdo kusht, bile e mira është siç më tha para pesë muajve një politikan i rëndësishëm kur ishte në takim në Vjenë të Austrisë se Drejtori i ri i Përgjithshëm javën e parë duhet të mbyllë ekranin e TVSH e të vendosë një shënim “Hapet së shpejti sa të pastrojmë paksa plehrat që kanë zaptuar këtë institucion”. Natyrisht që aty ka plot specialistë e profesionistë të shkëlqyer, por duhet drejtim i ri.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)