E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton tabelat përfundimtare të rezultateve për Kukësin, Beratin, Korçën, Dibrën

TIRANË- KQZ miratoi të mërkurën me 4 votat e anëtarëve të pranishëm, vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të votimit qarkut Dibër, Kukës, Korçë dhe Berat për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. 

Qarku Kukës ka në përbërje tre Zona të Administrimit Zgjedhor(nr. 9, 10 dhe 11) ku më 23 qershor u zhvilluan zgjedhjet normalisht. Sipas rezultateve në këtë qark, koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" fitoi 3 mandate, ndërsa koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" fitoi 1 mandat. 

Sipas rezultateve në Qarkun e Dibrës , koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" fitoi 3 mandate, ndërsa koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" fitoi 3 mandat. 

Ndarja e mandateve në Qarkun e Korçës, ndahet , 7 mandate për "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe 5 mandate për "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim".

Ndërsa në Berat, koaliconi i majtë mori 6 mandate dhe i djathti 2.

(e.m/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›