Vlahovic: Kam vrarë 100 myslimanë
Serbi Veselin Vlahovic i ka deklaruar policisë spanjolle se ka vrarë mbi 100 myslimanë dhe ka djegur trupat e tyre. Vlahovic u arrestua nga autoritetet e rendit në Spanjë pasi akuzohet për krime lufte. Ai u vendos në Spanjë, pasi u arratis nga një burg në Podgoricë në vitin 2001. Serbi akuzohet nga drejtësia boshnjake për vrasje, dhunime dhe tortura ndaj joserbëve
gjatë kohës së luftës në Bosnjë. Mediat spanjolle e kanë cilësuar Vlahovicin si monstra e Gërbavicës.
Last Updated on E Enjte, 04 Mars 2010 20:23