Leskaj: Debatet në grupin parlamentar s’na dëmtojnë
Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, në një intervistë të dhënë dje për GSH shprehet lidhur me krizën politike në vend se, “qeveria nuk i ka lënë opozitës shumë zgjedhje, përveç asaj të protestës”. Sipas ish-kryetares së grupit parlamentar të PS-së, debatet brenda partisë duhen konsideruar si nivel i lartë demokracie. Ndërsa shton se këto debate nuk duhen parë si “çarje e partisë”.
Zonja Leskaj, cila do të jetë strategjia e PS-së në vijim, pasi duket se maxhoranca nuk i ka pranuar në parim dy nismat që ju i paraqitët në 25 shkurt në seancën parlamentare?
Unë besoj se me ofertën e fundit, me dy nismat e propozuara në Parlament, PS-ja provoi edhe njëherë se është një forcë politike serioze dhe ofruese përballë një force politike, e cila në vend që të përpiqet për zgjidhjen e krizës, bën përpjekje të sforcuara për të fajësuar opozitën. Mënyra e sjelljes së qeverisë më krizën dëshmon një politikë shumë primitive, që jo vetëm s’të çon asgjëkund, po përkundrazi ky qëndrim është kompleksi i fajtorit.
Siç e shihni, çdo ditë po dalin fakte të reja mbi atë që ka ndodhur. Ruzhdija dhe kartat false të bëra publike dy ditë më parë, nuk janë të vetmet prova, ka edhe të tjera që do bëhen publike në vijim. Provat e kutisë së Ruzhdijes janë prova të institucioneve të shtetit, jo të opozitës. Përpara këtyre fakteve, çdo qeveri serioze do kishte reflektuar me një tjetër sjellje, duke pranuar bërjen e transparencës dhe mbylljen e këtij kapitulli. Për sa i përket strategjisë së PS-së, në vijim, në fakt qeveria nuk i ka lënë opozitës shumë zgjedhje përveç asaj të protestës, që me sa duket ka mbetur i vetmi mjet përballë kulturës refuzuese e shpërfillëse që demonstrohet ndaj një çështjeje kaq të rëndësishme. Për fat të keq, në vend që të adresojnë zgjidhjen e krizës, ata janë angazhuar në një fushatë për t’u thënë shqiptarëve se vizat i pengon opozita. Tani thonë mos flisni për kartat false se na pengoni integrimin, në vend që të marrin masa për një çështje kaq serioze. Me logjikën e tyre u thonë shqiptarëve se fshehja e problemit është zgjidhja për integrimin. Zgjidhja është zbardhja e së vërtetës dhe adresimi i problemit.
Vendimi për të hyrë në Kuvend u shoqërua me debate të ashpra në grupin parlamentar, gjë që tregoi një lloj çarjeje mes jush. A mendoni se gjërat do të sheshohen në PS me vijimin e jetës parlamentare dhe në të kundërt mund të acarohen me vijimin e bojkotit?
Personalisht asnjëherë nuk i kam parë debatet brenda PS-së si një të keqe të PS-së, por si një pasuri të saj. E keqja është atje ku njerëzit kanë frikë të flasin për ato që mendojnë dhe ku nuk gjenerohet asnjë debat. Gjithsesi, në rastin e mbledhjes që ju i referoheni, nuk ka pasur debat apo diferenca për sa i përket hyrjes në Kuvend. Vendimi për të hyrë në Kuvend dhe paraqitja e dy nismave ka kaluar normalisht në grup. Me sa kam parë nëpër gazeta, informacionet për atë mbledhje të grupit kanë qenë selektive, po kjo nuk ka shumë rëndësi. Gjithsesi, unë mendoj se ato që kanë interes për publikun nuk janë batutat, po sa debatet janë të konceptuara jo si lëvizje kundër, por si alternativa dhe produkti që ato japin. çuditërisht, çdo debat që zhvillohet brenda PS-së shihet si një mundësi çarjeje, në vend që të merret ana tjetër e dimensionit të këtij zhvillimi. është e vërtetë që në PS ka pasur debate këto kohë, po ky nuk është indikator për ta dobësuar apo çarë një forcë politike, përkundrazi unë e shoh si një vlerë të saj. Unë besoj se përgjegjësia që ne kemi marrë përpara shqiptarëve për ta çuar deri në fund kauzën e së vërtetës, është shumë më e rëndësishme.
Zonja Leskaj, në krye të grupit parlamentar u zgjodh zoti Ruçi. Si e cilësoni këtë zgjedhje dhe përse nuk rikandiduat ju në këtë post?
Unë besoj se zgjedhja e z.Ruçi në krye të grupit parlamentar të PS-së ka qenë një zgjedhje shumë e gjetur, për të gjitha ato kontribute dhe vlera që z.Ruçi përfaqëson e që janë të njohura jo vetëm për socialistët. Nuk është e thënë që politikanët të kandidojnë sa herë që ka vakancira. E vërteta është, dhe besoj është rasti t’ju them se edhe herën e parë që jam zgjedhur kryetare grupi, nuk ka qenë një kandidim apo zgjedhje e imja personale, ka qenë një detyrë që m’u kërkua ta marr përsipër nga Kryesia e PS-së dhe pastaj në mbledhjen e grupit parlamentar. Pata hezitimet e mia për ta pranuar, por padyshim që njerëzit janë në politikë për të marrë përsipër përgjegjësi.
A duhet që të vijojë tryeza e dialogut që nisi te Presidenti, apo kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës politike?
Ajo që lexohet qartë në të gjitha deklarimet e PD-së përmes gojës së kryeministrit apo dhe të tjerë drejtuesve të saj, është mungesa e vullnetit politik për të zgjidhur krizën. Kur nuk ka vullnet politik, vështirë që tryezat të japin zgjidhje. Kësaj tryeze i shtohet edhe një vështirësi tjetër, që ka të bëjë me raportet e vështira të maxhorancës me Presidentin, të cilit gjithsesi nuk do t’ia jepnin kartën e zgjidhjes së krizës për arsyet e luftës së tyre të brendshme. Besoj se kërkesa e PD-së për të ndryshuar rezolutën e KiE për rolin e Presidentit në zgjidhjen e krizës, nuk lë vend për shumë arsyetime. Sa i përket PS-së, ajo ka qenë e hapur dhe serioze në tryezë, ku paraqiti edhe një memorandum për zgjidhjen e krizës. Dihet tashmë që PS-ja e kishte kërkuar kohë më parë ndërhyrjen e Presidentit të Republikës për zgjidhjen e krizës. Lidhur me rolin e ndërkombëtarëve, unë dua të kujtoj se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u mbështet më shumë në pritshmëritë se sa në atë që kishim arritur dhe kjo u lexua qartë në Bukuresht, kur Shqipëria mori ftesën për anëtarësim. Atje Presidenti Bush, tha se, “këto vende janë gati të marrin përsipër përgjegjësi”. Në fakt, këtu NATO u përdor si dekoratë për qeverinë dhe kreun e saj. Gjithsesi, për fat të keq, zgjedhjet provuan që ne nuk i realizuam pritshmëritë, dhe kjo e ka vënë vendin në një raport jo serioz e të vështirë me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët duhet të ndërhyjnë për të zgjidhur krizën në një vend anëtar të NATO-s. Padyshim që kontributi i ndërkombëtarëve ka qenë e mbetet shumë i rëndësishëm, por qeveria shqiptare duhet ta tregojë sa e përgjegjshme është duke i hapur rrugë zgjidhjes së krizës, nga e cila derivojnë apo thellohen edhe krizat e tjera si ajo e institucioneve dhe kriza ekonomike, që po bëhet e frikshme jo vetëm nga përmasat që ka marrë, por sidomos nga mungesa e një reagimi serioz nga ana e qeverisë. Pa i hyrë një analize se ç’po ndodh me institucionet, mjafton ajo që ndodhi dje (pardje) në seancën e Parlamentit, kur qeverisësit pa asnjë tentativë për konsultim me opozitën, ndryshuan rregulloren e Kuvendit. Rregullorja e Kuvendit nuk mund të reflektojë kurrsesi vetëm një vullnet, sepse nuk është rregullorja e grupit të PD-së, po rregullorja e Parlamentit, e cila në kohën e socialistëve ishte bërë me vullnetin e palëve dhe tani ndryshohet me kartonin e një pale. Rregullorja s’mund të bëhet as pre e pazareve për nënkryetarë, dhe as mjet për të shantazhuar opozitën nëpër komisionet parlamentare.
(GSH/BalkanWeb)