Merkel dhe Papandreu: Të luftohen spekuluesit
Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri grek Jorgos Papandreu i kanë shpallur luftë spekuluesve që presin përfitime nga falimentimi eventual i Greqisë. Nuk mund të tolerohet që spekuluesit të jenë "përfitues" të krizës, tha Merkel duke marrë si shembull sigurimin e kërkuar në rast mosshlyerje të kredive. Duhen kufizuar veçanërisht biznese të tilla që synojnë dëmtimin e stabilitetit të shteteve.
Kancelarja lëvdoi paketën e kursimit të qeverisë së Athinës me 4,8 miliardë euro duke e cilësuar atë si "një përpjekje të madhe për kapërcimin e krizës". Pas takimit me kryeministrin grek të premten në mbrëmje, ajo tha para gazetarëve se: "Takimi ynë i shërben deklarimit të një miqësie të vërtetë mes dy vendeve tona, daklaratës së qartë se ne dëshirojmë t'i përmirësojmë gjërat. Unë jam shumë mirënjohëse që me një kurajo të tillë, më një përpjekje të tillë, qeveria greke dhe parlamenti grek i kanë pranuar sfidat". Me një komisionin të përbashkët qeveritar Gjermania dëshiron të ndihmojë në modernizimin e ekonomisë greke.