Referendum në Islandë për çështje financiare
Islanda po voton në një referendum shkaktuar nga kriza në të cilën u fut vendi si rezultat i sistemit bankar në vend.
Islandezët po votojnë nëse të pranojnë një kompensim për qeveritë britanike dhe hollandeze që paguan 5 miliardë dollarë për shtetasit në Britani dhe Hollandë pas falimentimit të bankës Icesave në 2008.
Kryeministrja e Islandës, Johanna Sigurdardottir, i ka bërë thirrje popullit të mos votojë pasi marrëveshja është kapërcyer nga një marrëveshje tjetër arritur në Londër.
Por presidenti i Islandës, Olafur Grimsson, i tha BBC se mbajtja e referendumit kishte ndihmuar të bindte Britaninë dhe Holandën se marrëveshja e vitit të kaluar nuk kishte qenë e drejtë.
Sondazhet tregojnë se shumica e votuesve nuk do të shkojnë në refrendum. Një votë "jo" do të verë në rrezik miliarda dollarë hua nga FMN dhe vende të tjera