Debat për diskriminimin e shqiptarëve
Në Maqedoni eksponentë të subjekteve politike partnere të qeverisë, janë përplasur duke lënë të kuptohet se koalicioni qeveritar sërish kalon një periudhë me turbulence.
Vetë partitë nuk pranojnë një gjë të tillë, por thonë se mendimet e ndryshme kanë qënë dhe do të jenë prezente.
Vëzhguesit ndërkohë thonë se përplasjet brenda qeverisë janë evdidente për shkak të qëndrimeve të ndryshme për çështje që dalin për shqyrtim.
Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi vazhdimisht shkruan artikuj me tone kritike për qeverinë. Por në një intervistë televizive të enjten ajo tha se po vjen koha që partia e saj të vendosë se ç'drejtimi do të marrë:
"Nëse BDI vazhdon me këtë politikë, shqiptarët nuk do ta duan më, dhe ne do të duhet ta bëjmë zgjedhjen ndërmjet një qeverie dhe ndërmjet dëshirave edhe interesave të atyre që na kanë zgjedhur, unë jam për këtë të dytën," - tha zonja Arifi
Kjo deklaratë e zonjës Arifi erdhi pasi më herët ajo dhe deputetë të tjerë të BDI-së ishin shprehur shumë kritik ndaj VMRO DPMNE-së së kryeministrit Nikola Gruevski, për shkak se, sipas tyre, me qëllim kishte bllokuar punën e Komitetit për Marrëdhënie Ndëretnike, një komision parlamenar ky që rregullon çështjet mes grupeve etnike. Ky organizëm del direkt nga Marrëveshja e Ohrit.
VMRO- DPME ka sqaruar se mungesa e deputetëve të saj në Komtetin për Marrëdhënie Ndër Etnike nuk ka qenë një qëndrim politik, edhe pse një gjë e tillë kishte ndodhur katër herë me radhë.
Për vëzhguesit, kominikimet me tensione të qarta brenda qeverisë tregojnë se dy subjektet kryesore të saj VMRO-DPMNE dhe BDI kanë qëndrime të ndryshme për çështje që shtrohen për shqyrtim.
Në një debat të zhvilluar rreth disa projekteve qeveritare, akademiku Ali Aliu, tha se subjektet shqiptare veç kundërshtimeve duhet të ofrojnë edhe zgjidhje të problemeve:
"Përfaqësuesit e shqiptarëve në institucionet shtetërore janë mjaftë të plogësht, nuk janë efikas. Ndaj shumë provokimeve ne nuk kemi alternativa të cilat duhet të vijnë nga politika", tha z. Aliu
Disa projekte të qeverisë, si ai "Shkupi 2014", mësimi i gjuhës maqedonase nga klasa e parë për jomaqedonasit vlerësohet se kanë tensionuar marrëdhëniet brenda qeverisë. Por mbi të gjitha është qëndrimi për çështjen e emrit, ku BDI dëshiron mbylljen e saj sa më shpejtë dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE, përkundrejt rezervave serioze nga VMRO DMNE, e cila thotë se jo me çdo kusht kjo çështje duhet të mbyllet.