Leskaj: Pr/ligji, per te fshehur skandalet

“Eshte e qarte se ky projekt nuk eshte bere per interesa kombetare, apo per pastrimin e institucioneve, por per interesa private. Ceshtjen e dosjeve ju e nxorret sot per te terhequr vemendjen nga skandalet korruptive. E nxorret nga sirtari tani qe keni probleme me drejtesine, duke i bere presion qe te mos veproje. Doni te ndaloni prokurorine qe te hetoje skandalin e rruges Rreshen-Kalimash, ate te ceshtjes “Fazllic”, si dhe ate te Gerdecit dhe Remzi Hoxhes”, ka deklaruar Leskaj.
Sipas saj, projektligji ne fjale, i bere sipas modelit cek, eshte ndryshuar duke u bere anti-kushtetues, arsye per te cilen partite e opozites nuk mund ta votojne.
“Kryeministri tregoi disa vende qe kane perdorur lustracionin, duke treguar edhe modelin cek, te cilit i jane shtuar disa nene dhe eshte bere teresisht shqiptar. Ne nuk mund te behemi pjese e kesaj farse, pasi projekti juaj eshte anti-kushtetues, bie ndesh me ligjet e Evropes dhe rregulloren e ketij Kuvendi. Gjithashtu, projekti cenon dhe shkel garancite kushtetuese te presidentit, deputeteve dhe anetareve te Gjykates se Larte”, ka pohuar Leskaj.
Deputetja socialiste ka theksuar se projektligji ne fjale shkel edhe te drejtat e njeriut dhe e ka cilesuar miratimin e tij vetem me votat e opozites si nje veprim diktatorial.
“Projektligji ka shkelje te Kushtetutes per te drejtat e njeriut, qe jane te padhunueshme dhe qendrojne ne themel te shtetit juridik. Nuk mund te pranohet nje projekt qe cenon 20 nene Kushtetues. Ju po krijoni nje kuazigjykate, njesoj si ne kohen e diktatures”, ka shtuar Leskaj.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code