E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj-Tahiri: Pakti i Rames, eshte ne doren e mazhorances

Nenkryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Saimir Tahiri dhe deputetja Valentina Leskaj deklarojne se pakti i propozuar nga kryetari, Edi Rama synon konsensusin mes paleve dhe jo kushte. Per Tahirin, dokumenti ka marre mbeshtetjen e nderkombetareve dhe opozita eshte ne pritje te qendrimit te mazhorances. "Ndaj kemi bere nje propozim i cili ka gjetur mbeshtetjen dhe te partnereve tane nderkombetare, kam ketu parasysh dhe ambasadorin amerikan dhe perfaqesuesin e OSBE. Eshte mire qe kryeministri t'i pergjigjet thirrjes per dialog nepermjet ketyre 10 pikave te cilat nuk ndajne pushtet, por ndertojne shtet", tha dje Tahiri. Ne te njejten linje eshte dhe deputetja Leskaj, e cila thote se propozimet e opozites nuk duhet pare si kushte, por si mundesi per dialog. Nderkohe qe per statusin e vendit kandidat, Leskaj dhe Tahiri thone se pergjegjesia eshte e mazhorances. "Nga 12 rekomandimet qe iu kthyen Shqiperise per t'i permbushur, vetem njeri prej tyre lidhet me qendrimin e opozites", tha Leskaj. Nderkohe qe Tahiri shton se opozita ka alternativen e saj, ndersa mazhoranca mban pergjegjesi per qeverisjen. "Jane ata qe qeverisin dhe jemi ne qe jemi te detyruar, populli na ka votuar qe t'u kthejme pasqyren qe te shohin veten dhe ne te bejme opozite. Nga ana tjeter te ofrojme alternativen tone qeverisese", tha Tahiri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›