E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit, kerkesa te reja per parate Rozeta Rapushi

Ish te perndjekurit politike, jane serish ne negociata dhe bisedime me qeverine per te kerkuar qe pasi te demshperblehen ne total te gjithe ata qe jane mbi moshen 85 vjec dhe jane ende gjalle, te mund te perfitojne, ish te burgosurit politike qe jane ende gjalle. Kryetari i Shoqates se ish te denuarve politike, Simon Miraka, tha dje per gazeten "Koha Jone", se po bisedohet ne menyre qe edhe kjo kerkese te realizohet, pasi kjo kategori e ish te denuarve politike, rezulton si me te vuajturit qe kane nevoje per ndihme te menjehershme. "Pasi te demshperblehen deri ne qindarken e fundit te gjithe ish te perndjekurit politike qe jane mbi 85 vjec, ne po negociojme, qe me pas te jene te gjithe ata qe kane vuajtur ne burgje, qe kane kaluar trajtime c'njerezore dhe jane ende gjalle", tha Miraka. Sipas tij, vitet e burgut kane qene nga me te rendat ne Shqiperi, dhe ndonese jane gjalle, ish te burgosurit jane me pasoja, ndaj ata duhet te jene kategoria e dyte qe duhet te perfitojne menjehere nga fondet e buxhetit te shtetit per demshperblimin e tyre. Sipas Mirakes, duke qene se sipas listes zyrtare te nxjerre nga Ministria e Financave, jane 403 persona, ish te perndjekur politike qe jane mbi 85 vjec edhe jane gjalle, demshperblimi i tyre ne total do te jete i shpejte. "Pritet qe brenda tre mujorit te pare te vitit te ardhshem, ky demshperblim per keta persona te perfundoje ne total", u shpreh Miraka, ne nje kohe qe ne baze te ndryshimeve qe pritet ti behen ligjit ne Kuvend demshperblimi per keta persona, parashikohet te mos shkoje me gjate se viti 2012. Por ata qe kane vuajtur ne burgje dhe jane gjalle, jane me te shumte ne numer, rreth 1800 persona, cka do te beje qe demshperblimi i tyre, ashtu sic e kerkojne dhe ish te perndjekurit politike, te jete me i gjate. "Ne total si ish te burgosur ashtu edhe ish te perndjekurit politike qe jane mbi 85 vjec, jane rreth 3200 persona. Ne mendojme se keta duhet te jene te paret qe te perfitojne", vijoi Miraka. Vetem pak kohe me pare, ekzekutivi prezantoi ndryshimet qe do te pesoje ligji per demshperblimin e te perndjekurve politike. Ndryshime qe u bene pas bisedimeve edhe me ish te denuarit politike, te cilet kerkuan qe te paret qe te perfitojne nga demshperblimi, te jene te gjithe ata ish te denuar, qe jane gjalle dhe mbi 85 vjec. "Po presim me durim kalimin ne Kuvend te ketyre ndryshimeve ligjore. Ato jane kerkesat qe ne i kemi drejtuar qeverise dhe jemi plotesisht dakord me to. Do te presim te gjitha hallkat ligjore deri ne hyrje ne fuqi", u shpreh Miraka.

Ndryshimet ligjore

Demshperblim total i shumes per te gjithe ish-te perndjekurit politike qe jane mbi 85 vjec

Ulja e afatit nga 8 vite, mundesisht deri ne 4 vite, te te gjithe ish-te perndjekurve qe jane gjalle.

Vendosja e afatit te perfitimit per kete kategori, nga 30 nentori 1944 me 25 tetor 1944 per te pushkatuarit me gjyq, duke rritur numrin e perfituesve ne ligj.

Njohjen e demshperblimit te ish-te denuarve nga nenet 64 apo 67 per terrorizem ne kohen e diktatures komuniste.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›