Vlorë, 84 biznese lehtësira për pajisjen me viza Italine
84 biznese në qarkun e Vlorës që kanë xhiron më të madhe tregtare me Italinë nuk do të kenë nevoje për të vendosur datat e takimeve për pajisje me vizë, pasi ne Konsullatë, do tu reduktohet koha e pritjes 2 deri 3 ditë nga marrja e takimit.
VLORE- Më shumë se 80 biznese vlonjate që kanë xhiron më të madhe tregtare me Italinë nuk do të kenë nevojë për të vendosur datat e takimeve, për pajisjen me bizë apo procedurave të tjera nëpërmjet konsullatës, por tashmë do të kenë një zyrë të posaçme pranë këtij institucioni. Kjo gjë është bërë e ditur nga konsulli italian në qytetin e Vlorës Sergio Strozzi në një takim me kryetarin e degës së tatimeve Gent Hamzaraj si dhe me atë të dhomës së tregtisë Edmond Leka. Për sipërrmarrësit është menduar dita e premte për paraqitjen e dokumentacioneve të duhura. Kjo gjë është pohuar nga konsulli Italian në qytetin e Vlorës Sergio Strozzi.
”Kjo iniciativë e ndërrmarrë është ajo që kam pasur unë në planet e mia sapo kam ardhur në konsullatën e Vlorës. Fillimisht kemi pasur problemin e sistemimit të zyrave tona konsullore, por falë bashkëpunimit dhe mbështetjes arritëm të realizonim këtë iniciativë në mënyrë objektive. Lajmi i parë i mirë përsa i përket sipërmarrësve jo vetëm të Vlorës, por të gjithë qarkut konsullorë është ai i reduktimit të kohëve të pritjes përsa i përket marrjes së vizave të biznesit duke shkuar në 2 deri në 3 ditë nga data e marrjes së takimit. Për të lehtësuar biznesin shqiptarë është menduar stabilizimi i ditës së premte për 84 sipërmarrës të qarkut të Vlorës që kanë një xhiro të madhe tregtare me Italinë. Duke nisur nga e premtja e ardhshme do të ketë hyrje të lirë për ata që paraqiten me dokumentacionin për kërkesën e vizës nga ora 10 deri në 12, kjo listë do të publikohet edhe në uebsaitin e konsullatës së Vlorës”- u shpreh konsulli italian në Vlorë Strozzi.
Bizneset që janë në këtë listë në paraqitjen e parë duhet të depozitojnë pranë zyrës konsullore dokumentacionin e parashikuar për vizë, përfshi këtu listën e punonjësve të paraqitur pranë zyrës lokale të punës, dokumentet e përgjithshme rreth firmës si dhe regjistrimin në gjykatë, statuti dhe akti i themelimit.
Kreu i tatimeve Gent Hamzarai është shprehur se kësaj liste do ti shtohen edhe biznese të tjera
“Kushti i parë është që të kenë një qarkullim të lartë me Italinë dhe kushti i dytë që të jenë të rregullt në pagesën e detyrimeve tatimore, do të shtojmë të tjerë të cilët plotësojnë këtë kusht”- theksoi Hamzarai në fjalën e tij.
(a.r/news24/balkanweb)