E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj pret ministrat e Kosovës në selinë rozë

Pas takimit me tre ministrat e qeverisë së kosovës, duke u shprehur e sigurt për fitoren e PS në zgjedhjet e 28 qershorit ,kryetarja e grupit kuvendor, Leskaj deklarohet e vendosur për mbështetjen për Kosovën gjatë qeverisjes së majtë. 

TIRANE- Duke u shprehur e sigurt për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit ,kryetarja e grupit kuvendor, Valentina Leskaj deklarohet e vendosur për mbështetjen për Kosovën gjatë qeverisjes së majtë. Deklarata e Leskaj ka ardhur mënjëherë pas takimit në selinë rozë me 3 ministrat e Qeverisë së Kosovës.
“Ne ndjekim me vëmendje të veçantë ecurinë e konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës. Vlerësojmë rolin e qeverisë kosovare, në zhvillimin e vendit dhe faktin që Kosova është kthyer në një faktor stabiliteti në rajon. Qeveria jonë pas zgjedhjeve të qershorit, do të hap një epokë të re në marrëdhëniet me Kosovën”- ka deklaruar Leskaj pas takimit me ministrin, Fatmir Limaj Ministër i Transporteve, Ahmet Shala Ministër i Ekonomisë dhe Financave, Lutfi Zhargu Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, si dhe ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula.
Ndërkohë, ministri Fatmir Limaj ka theksuar se qëllimi i vizitës së tyre është inspektimi i punimeve në rrugën Durrës-Kukës dhe Porti i Shëngjinit.
“Jemi shumë të kënaqur që marrim mbështetje nga të dyja palët për projekte madhore, që në fund të fundit janë projekte me interes të përbashkët”-tha Limaj.
(e.n/News24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›