Vlorë, përfundon misioni italian në ishullin e Sazanit
Misioni Italian në mbështetje të Forcave tona të Armatosura, për përshtatjen ndaj modelit të NATO, ka përfunduar përmes organizimit të një ceremonie në ishullin e Sazanit. Të pranishëm ishin drejtues të marinës Italine dhe drejtues të marinës shqiptare.
VLORE- Mëngjesin e kësaj të marte në ishullin e Sazanit është zhvilluar ceremonia e marinës ushtarake italine. Rreth orës 9 e 30 është ulur flamuri italian nga shtiza, e cila në mënyrë simbolike tregon përfunndimin e misionit nga ana e batalionit të 28 Sanmarko.
Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë drejtues të marinës italiane bë Shqipëri, drejtues të marinës shqiptare, konsulli Sergio Srothi nga Guarfia di Finanza si dhe shefi i distriktit detarë.
Në fjalën e rastit gjenerali italian Aldo Bicioti, i cili është shef i delegacionit italian të ekspertëve në Shqipëri është shprehur me nota pozitive ndaj ecjes së Shqipërisë përpara. Sipas tij tashmë Shqipëria ka një tjetër imazh, atë të një vendi që i bashkohet forcave të NATO-s. konsulli Strothi është ndalur në bashkëpunimin mes dy popujve atij shqiptarë dhe italian në disa fusha, ku një nga më të rëndësishmet është ajo e sigurisë.
Sipas Strothit edhe pse ky mision përfundon bashkëpunimi nuk ndalet këtu, por do të vijojë edhe në të ardhmen. Këtë vit është viti i 12 i pranisë së delegacionit italian të ekspertëve në Shqipëri për mbështetjen e Forcave tona të Armatosura në procesin e përshtatjes së strukturave në modelin e NATO-s. i krijuar në gusht të vitit 1997 pak pas përfundimit të misionit “Alba”, atij ju besua detyra e riorganizimit të Forcave tona të Armatosura dhe mbështetjes së tyre në procesin e transformimit. Gjatë ceremonisë janë kujtuar dhe dy ushtarët italian Lorenzo Lazzareski dhe Danielo de Amicis, të cilët humbën jetën duke shërbyer në ishullin e Sazanit. Më pas të pranishmit në ceremoni pas një vëzhgimi me helikopter u larguan në drejtim të qytetit të Durrësit bëpërmjet anijes ushtarake italiane San Giorgia. (a.r/news24/balkanweb)