E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: I rendesishem koordinimi me BE

Presidenca ceke e Bashkimit Evropian i ka bere thirrje shqiperise qe te perqendrohet me shume ne ceshtjet e saj te brendshme, si tek zgjedhjet, ligji i lustracionit dhe tek bashkepunimi politik, para se te aplikoje per statusin e kandidatit per ne BE.

Qendrimi iu paraqit ministrit te Jashtem Lulzim Basha ne Bruksel, gjate takimit te radhes te trojkes evropiane.

“Kemi diskutuar per zhvillimet ne Shqiperi, si ndryshimet ne Kushtetute, ligjin e lustracionit, pergatitjet per zgjedhjet parlamentare, duke perfshire reformen e Kodit Elektoral dhe krijimin e rregjistrit civil. Ne theksuam rendesine e bashkepunimit mes spektrit politik, vecanerisht per hartimin e legjislacionit dhe ndertimin e kapaciteteve administrative”, ka deklaruar ministri i Jashtem cek.

Ai ka rikonfirmuar qendrimin e Brukselit se kusht per integrimin e Shqiperise mbeten edhe lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, pavaresia e gjyqesorit, nderkohe qe ka shtuar se per liberalizimin e vizave duhen pasaportat biometrike.

“Persa i perket liberalizimit te vizave, qe eshte nje prioritet per Shqiperine, ne kemi theksuar nevojen e prezantimit te pasaportave biometrike. Per kete ceshtje duhet vemendje ne vazhdim si nga ana politike edhe nga ajo administrative. Se fundi, por jo per nga rendesia, ne kemi konfirmuar perspektiven eruopiane per Shqiperine”, ka shtuar shefi i diplomacise ceke.

Ndersa ministri shqiptar Lulzim Basha ka konfirmuar skepticizmin e deklaruar nje dite me pare nga komisioneri Oli Rehn, per dorezimin e dosjes se kandidimit te Shqiperise brenda presidences ceke, cka koincidon edhe me zgjedhjet e 28 qershorit.

“Ne diskutuam per dy prioritetet me te medha te Shqiperise, aplikimin per ne Bashkimin Europian dhe liberalizimin e vizave. Jam i kenaqur qe ne gjetem mbeshtetje te plote si nga presidenca aktuale, nga presidenca e ardhshme e BE dhe nga Komisioni”, ka pohuar Basha.

Me i rendesishem, ka thene ai, eshte koordinimi me partneret europiane dhe marredheniet e mira si me presidencen ceke, edhe me ate qe do ta pasoje ate.

“Nga kendveshtrimi yne ka shume pak ndryshim nga cfare kemi thene me heret, kur kryeministri ka thene se jemi ne bashkepunim shume te ngushte me presidencen ceke. Sigurisht, ne nuk jemi indiferente per rrethanat ekzistuese ne Bashkimin Europian, si per situaten e brendshme ne BE, per situaten ekonomike dhe disa rrethana te tjera qe kane sjelle hezitime ne Bashkimn Europian. Megjithate, detyra ime sot ketu ishte te informoj homologet per hapat qe Shqiperia ka bere perpara. Me domethenese eshte finalizimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit nga 27 vendet, zbatimi solid i marreveshjes se ndermjetme, stabiliteti politik dhe reformat konsensuale qe kemi ndermarre. Bazuar ne keto te dhena, ne do te vazhdojme bashkepunimin e ngushte me Pragen, me presidencen ceke, per te ndermarre hapin tjeter”, ka shtuar Basha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›